07 Maj 2024

Rumania dyshohet për eksportimin e manaferrave të infektuara

Bukuresht, 20 qershor - Rumania dyshohet për eksportimin e manaferrave të infektuara me virusin e hepatitit A në vendet e Bashkimit Europian.

Një ngarkesë me manaferra të infektuara u tërhoq nga shitja në Itali. Përveç Rumanisë dyshimi ka rënë edhe mbi eksportuesit e manaferrave nga Polonia dhe Bullgaria.

Si pasojë e incidentit në fjalë në sistemin europian të sigurisë ushqimore është shpallur alarmi.

Po zhvillohen kontrolle urgjente të të gjitha ngarkesave me produkte ushqimore, të eksportuara nga vendet e sipërpërmendura. Bukureshti i hodhi poshtë akuzat që i adresohen atij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)