28 Prill 2024

Rritet prodhimi i drithërave kineze

Pekin, 25 tetor - Ministria kineze e Bujqësisë ka njoftuar se edhe këtë vit ka patur korrje të bollshme të drithërave të vjeshtës, duke realizuar rritjen e prodhimit të drithërave për 9 vjetë me radhë.

Siç mësohet deri më 22 tetor, korrja e drithërave vjeshtore mbulon afro 64 milionë hektarë, 83% të të gjithë tokës së kultivueshme. Bashkë me drithërat verore dhe orizin e hershëm, janë korrur rreth 90% e drithërave në mbarë vendin. Krahas kësaj, ka mundësi që niveli i përgjithshëm i prodhimit vjetor të shënojë rekord të ri.

Ministria e Bujqësisë bëri të ditur se moti i mirë dhe i qëndrueshëm është arsyeja kryesore për realizimin e rritjes së radhës.

Kjo ministri u kërkon gjithashtu krahinave të ndryshme të vazhdojnë punët përkatëse, për të siguruar një korrje të plotë në mbarë vitin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)