02 Maj 2024

Rriten çmimet e inputeve bujqësore

Prishtinë, 21 gusht -  Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë publikimin e Indeksit të Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi, ku përfshihen të dhëna për periudhën prill - qershor 2013.


Publikimi bazohet në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, barnatoret veterinare, në kompani, tregje dhe vende të tjera ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (CPI) nga ASK.
 
Produktet të cilat e përbëjnë bazën për Indeksin e Çmimit të inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2).

Brenda grupit të mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji; vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera.

Sa iu përket mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesat (ndërtesat të fermës, punët e tjera përveç përmirësimit të tokës, ndërtesat e tjera, struktura e tyre) dhe të tjera.
 
Në këtë publikim është bërë rishikimi i indeksit për kategorinë produktet për mbrojtjen e bimëve dhe pesticidet për vitet 2005-2013 dhe ndryshimet e indeksit të tremujorit të dytë në vitin 2013 krahasuar me vitin 2012.
 
Indeksi i tremujorit të dytë të inputeve në vitin 2013 është rritur për 6.8 % për Input 1 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012. Indeksi për Input 2 ka rritje për 2.4 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012. Indeksi i inputit të përgjithshëm, gjithashtu është rritur për 6.4 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012.
 
Çmimet dhe indekset e çmimeve në këtë publikim janë kalkuluar sipas standardeve për statistikat e çmimeve të Bashkimit Evropian. Projekti për kalkulimin e këtyre çmimeve dhe indekseve të çmimeve është realizuar brenda projektit për “Përmirësimin e statistikave agromonetare” në bashkëpunim me statistikat suedeze dhe me mbështetjen financiare nga SIDA (Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar).
 
Çmimet janë grumbulluar në shtatë regjione: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan. Çmimet janë grumbulluar çdo muaj rreth datës 15. Që nga fillimi numri i artikujve për të cilët janë grumbulluar çmimet është rritur hap pas hapi.


Qëllimi i Indeksit të Çmimit të Inputeve bujqësore është përcjellja e çmimeve të blerjes të mjeteve për prodhim bujqësor. Sipas definicionit, indeksi nuk i mbulon faktorët e prodhimit. Rrjedhimisht, rrogat dhe kostoja e rrogave, qiraja, pagesa e kamatës, blerja e tokës dhe kafshët si asete fikse nuk janë pjesë e fushë-vëzhgimit.
 
Peshat për kalkulimin e indekseve të agreguara kryesisht janë bazuar në Anketën e Ekonomive familjare bujqësore 2005, që është viti bazë në indeks (2005=100). Këto pesha janë fikse përderisa baza e indeksit është viti 2005.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)