02 Maj 2024

Reshjet mund t’i ulin rendimentet e grurit

Prishtinë, 5 qershor - Reshjet e shiut të cilat kanë rënë në sasi të mëdha në Kosovë, mund të kenë ndikime negative tek kultura e grurit. Fermerët, të cilët merren me kultivimin e grurit në sipërfaqe të mëdha dyshojnë se këtë vit rendimentet e grurit do të jenë më të ulëta për dallim nga vitet e kaluara për shkak të lagështisë.

Ekspertet e bujqësisë thonë se lagështia e tepërt e gruri mund t’i ulë rendimentet edhe deri në mbi 20 për qind.

Eksperti i bujqësisë, Muzafer Luma thotë për Portalin “Ferma Ime” se të reshurat e tepërta kanë ndikim negativ në sasinë e rendimenteve të grurit pas korrjes. Sipas tij, këto rendimente për shkak të lagështisë mund të jenë më të ulëta për më shume se 20 për qind.

“Kultura e grurit në këtë fazë më së paku ka nevojë për lagështi ngase temperaturat e arta ndihmojnë në pjekjen e kokrrave. Lagështia në periudhën e majit te kultura e grurit, ndikon në zhvillimin e patogjenit që shkakton sëmundjen e ndryshkut te grurit, sëmundje e cila varësisht nga zhvillimi i saj shkakton humbje të rendimentit deri në 20 për qind apo edhe më shumë”, ka thënë ai.

Muzafer Luma ka thënë se periudhat me të reshura dhe me temperatura prej 2 deri në 25 gradë celsius, janë të volitshme për zhvillimin e kësaj sëmundje ngase ky patogjen nën 2 gradë dhe mbi 25 gradë nuk zhvillohet.

E, fermeri Milazim Berisha nga Fushë Kosova, thotë për Portalin “Ferma Ime” se të reshurat e shiut në sasi të mëdha do të kenë efekte negative tek kultura e grurit. Sipas tij, këto efekte do të jenë kryesisht tek sasia e rendimenteve.

“Të reshurat që kanë rënë e kanë dëmtuar grurin pasi që e ka kapur një sëmundje për shkak të lagështisë. Kjo lagështi do të ketë ndikime negative pasi që do të ndikojë te gruri me rendimente më të ulëta se zakonisht”, ka treguar Berisha.

Ndryshe Berisha ka të kultivuar brenda një viti me grurë 22 hektarë e më shumë deri sa ka 70 lopë qumështore në fermën e tij me një rendiment prej 1200 litrave në ditë.

Kurse zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), kanë thënë se nga viti në vit sipërfaqet me grurë kanë shënuar rritje e po ashtu edhe rendimentet e tij.

“Me grurë sivjet në tërë territorin e vendit kemi të mbjellë 85,818 hektarë, ku në shtimin e këtyre sipërfaqeve po ndikon në masë të madhe edhe mbështetja e fermerëve përmes subvencioneve, të cilët edhe sivjet do të mbështeten me nga 125 euro për hektarë”, kanë treguar ata.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar Ministria e Bujqësisë kishte ndarë afër 6 milionë euro për 10582 kultivues të grurit. Nga sipërfaqja e përgjithshme e mbjellë me grurë kjo ministri ka subvencionuar 45,971 hektarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)