07 Maj 2024

Qumështi në tregun e Kosovës është plotësisht i sigurt

Prishtinë, 3 mars - Institucionet përkatëse në Kosovë, thonë se qumështi që ndodhet në treg është plotësisht i sigurt dhe se janë marrë të gjitha masat për të penguar depërtimin e çdo prodhimi që nuk u nënshtrohet analizave dhe kontrolleve të përshtatshme.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushimit dhe Veterinarisë së Kosovës Lamira Thaçi ka thënë se gjendja momentali e sigurisë se qumëshit është plotësisht nen kontroll.

"Qumështi i cili gjendet në treg për konsum është plotësisht i sigurt. Këtë e bazojmë në analizat të cilat i kemi kryer", ka thënë Thaçi.

Ndërsa pjesa tjetër sipas tij është duke qendruar e bllokuar dhe nuk do të dal në treg deri të vërtetohet gjithçka mbi gjendjen shëndetsore për secilit produkt veç e veç tani.

"Masa e nivelit të kontrollit të lartë parasheh se cila ngarkesë, secila seri e prodhimit nga secili prodhues qoft i rajonit apo vendor do të testohet dhe vetëm atëhërë kur gjithçka është e konfirmuar në bazë të argumenteve do të lejohet për konsumn të brendshëm", ka theksaur ai.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ndaloi përdorimin e disa prodhimeve të qumështit të importuara, pas shqetësimeve në rritje për përmbajtjen e lartë të aflatoksinës në qumësht, një substancë helmuese që krijohet nga kërpudha të caktuara në ushqimet e kafshëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)