03 Maj 2024

Protestë kundër procesit të privatizimit

Prishtinë, 18 shtator - Këshilli drejtues i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në mbledhjen ë së martës ka vendosur 
që me 20 shtator të mbajë protestë masive. Si është bërë e ditur në një komunikatë për media Këshilli Drejtues, i BSPK-së, ka formuar edhe Këshillin organizativ të protestës.

“Marshimi i protestuesve do të fillojë nga Hoteli Grand dhe do të vazhdojë deri tek Hoteli Sëiss Diamond në Prishtine, kurse protesta do të fillojë në ora 12:00 dhe do te zgjas deri në ora 13:00.

Protesta do të jete dinjitoze dhe e qetë”, thuhet në komunikatën e BSPK-së. Po ashtu bëhet e ditur se grumbullimi i protestuesve, të cilët vijnë nga regjionet me automjete transportuese, autobus, vetura etj, do të bëhet të parkingu prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)