28 Prill 2024

Promovohen manaferra dhe mjedra

Prishtinë, 13 gusht - Kultivuesit e manaferrës dhe mjedrës nga rajone të ndryshme të Kosovës, që nga sot kanë filluar promovimin e prodhimeve të tyre në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë.

Për dhjetë  ditë me radhë, sa do të jetë i hapur ky panair, 13 kultivues të këtyre bimëve të imta, përveç promovimit do të kenë edhe mundësinë e shitjes së drejtpërdrejtë të frutave të tyre.

Panairi për promovimin e manaferrës dhe mjedrës, sivjet është organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe programi i USAID-it “Mundësitë e Reja për Bujqësi” dhe qëllimi i tij është promovimi i varieteteve të reja të mjedrës, manaferrës dhe luleshtrydheve, kryesisht varieteteve të reja Polka dhe Albion, të cilat janë mbështetur nga programi i USAID-it.

Gjatë ditëve të ardhshme panairi do të vizitohet edhe nga ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci dhe drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)