16 Prill 2024

Projektligji për Turizëm Rural është përfshirë në Programin Legjislativ 2023

Prishtinë, 10 maj - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, pas mbledhjes së Qeverisë e cila u mbajt ditën e sotme, mbajti një konferencë për media përmes së cilës shpalosi të arriturat e dikasterit me të cilin udhëheq, si dhe prezantoi disa nga projektet të cilat do të realizohen këtë vit e tutje.

Ndër politikat e para të cituara nga ana e Ministrit Peci ishte Agroturizmi, sektor ky i cili së shpejti do të rregullohet me legjislacionin përkatës në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së.

Projektligji për Turizëm Rural është përfshirë në Programin Legjislativ të aprovuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, si afat për votimin e tij është përcaktuar data 30 shtator 2023.

“Synimi i këtij projektligji është qeverisja më e mirë përmes rregullimit dhe promovimit, duke mundësuar zhvillimin ekonomik dhe ndërmarrjen e reformave strukturore me theks të veçantë në marrjen e masave ligjore dhe institucionale për krijimin e kushteve më të mira për turizëm rural, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të ardhurave të banorëve në zonat rurale përmes përdorimit më të mirë të trashëgimisë natyrore, kulturore, dhe zhvillimit të atraksioneve tjera turistike ne zonat rurale”, shtoi Ministri Peci.

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci në konferencë prezantoi nismën për lidhjen e marrëvëshjes ndërmjet Qeverisë së Rep. së Kosovës të përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ për projektin “Projekti për Promovimin e Ndërmarrësisë”.

Kjo nismë ka për qëllim diversifikimin e  fermave dhe aktivitetet alternative në zonat rurale në Kosovë. Kësaj nisme do t’i bashkohet edhe projekti në bashkëfinancim me qeverinë gjermane dhe fonde të BE-së në vlerë  prej 8 milionë Euro i cili do të ofrojë mbështetje në ngritjen e kapaciteteve institucionale në procesin e Akreditimit të AZHB dhe ofrimin e granteve për ndërmarrjet bujqësore dhe Agro përpunuese.

Tutje, Ministri Peci para të pranishmëve paraqiti disa nga angazhimet e tij të fundit që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, inpektimin e produkteve ushqimore dhe tregjeve, etj;.

Peci gjithashtu njoftoi se MBPZhR/AZhB është në fazën e përgatitjes së Programit të Zhvillimit Rural për vitin 2023 - Grante, përmes të cilit do të mbështeten projektet zhvillimore investuese të bujqve.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)