03 Maj 2024

Prodhuesi i parë ushqimorë në Kosovë me Çertifikatë Hallall

Prishtinë, 24 shtator - Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë Dr. Valdet Gjinovci mori pjesë në evenimentin e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në  kompaninë  Sole Kosova ku në mënyrë solemne ndau Çertifikaten Hallall.

Gjinovci përgëzoi për këtë çmim dhe njeherit ceku se të gjitha avancimet përmes certifikimit me standarde që i kontribuojnë sigurisë ushqimore në vendin tonë janë të mirëpritura nga autoriteti i kontrollit ushqimor të Kosovës por në të njëjtën kohë ndikojnë pozitivisht edhe në mundësinë e zgjedhjes së konsumatorëve kosovarë, që t’a kenë  mundësin e blerjes së produktit vendorë Hallall.

\"Deri më tani ne si autoritet, kemi bërë shumë që të ngritim cilësinë e produkteve ushqimore në Kosovë. Veçmas prodhuesve vendor u kemi dhënë mbështetje përveç lehtësirave administrative, ne i kemi licencuar dhe gjatë kontrolleve inspektuese përmes inspektorëve u kemi dhënë këshilla qe të ngritin cilësinë e produkteve.\"

\"Për këtë punë që jemi duke bërë jemi dëshmitar të gjithë si konsumatorë që prodhimet vendore kanë siguri dhe cilësi të vlerësuar mirë. Synimit tonë si autoritet për t’i garantuar konsumatorëve tanë ushqime sa më të sigurta dhe cilësorë si dhe prodhuesve tonë mundësi të tregtimit të produkteve në vendet ku kërkohet ky standard, tani i është bashkangjitur edhe Bashkësia Islame e Kosovës të cilën e përgëzojmë për këtë nismë dhe e ftojmë që t’i certifikoj edhe prodhues tjerë të cilët janë të interesuar dhe  i plotësojnë kushtet për certifikim me këtë standard\", u shpreh Gjinovci.

Bashkësia Islame e Kosovës ka krijuar mekanizma të auditimit për certifikimin e prodhuesve vendorë me standardin Hallall.

Kjo çertifikatë për herë të parë është përdorur në vendet myslimane dhe pastaj ka gjete shtrirje edhe me të gjerë. Shumë prodhues të njohur të rajonit dhe botëror janë te pajisur me këtë çertifikatë.

Tani edhe prodhuesit kosovarë e kanë mundësinë qe të aplikojnë dhe të përfitojnë Çertifikatë Hallall e cila mund të i’u shërbej si dokument për rritje të shitjes në treg.

Prodhuesi që u çertiifikua sot, kompania prodhuese ushqimore Sole & Koral Kosova, është një prodhues vendorë qe prodhon mbi 100 lloje të produkteve ushqimore.

Me investimet që është duke bërë përveç zgjerimit si kompani është duke investuar edhe në ngritje të sigurisë dhe cilësisë së produkteve, që është duke i dëshmuar me dokumente për standarde të sigurisë së ushqimit.

Kjo dëshmon se qytetarët e Kosovës si konsumatorë dita ditës janë duke marrë oferta të mira për konsum të shëndetshëm nga prodhuesit ushqimorë vendorë .    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)