29 Prill 2024

Prodhimi i drithërave verore shënon rekord historik në Kinë

Pekin, 22 korrik - Të dhënat e sivjetshme tregojnë se drithërat verore kanë regjistruar një rendiment të lartë prodhimi, duke ndikuar në shtimin e të ardhurave të fermerëve.

Gjithashtu edhe sektori i blegtorisë është zhvilluar në mënyrë të qendrueshme pas gripit H7N9, njoftoi Agjencia kineze e Lajmeve Hsinhua.

Në një forum kombëtar mbi bujqësinë, që u mbajt më 21 korrik në qytetin Taiyuan, ministri i Bujqësisë i Kinës Han Changfu tha se këtë verë është shtuar prodhimi i përgjithshëm i drithërave, duke arritur në afro 132 miliardë kilogramë, një shtim prej 19.5 miliardë kilogramësh krahasuar me vitin e kaluar, duke shënuar rekord historik.

Të ardhurat e fermerëve në Kinë janë shtuar pandërprerë. Në 6-mujorin e parë të vitit, të ardhurat mesatare të fermerëve u shtuan 9.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)