28 Prill 2024

Prizreni shembull i mire i therjes se kurbaneve

Prizren, 28 tetor - Prizreni është vendi i shembullit te mirë të organizimit të therjeve të sigurta ne festa, ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë Valdet Gjinovci  gjate vizitës  qe i beri  thertores “Valvis  company” e cila ka ber therjet e organizuara te Kurbaneve për nder te festes se  Kurban Bajramit.

Therjet nen kontrollin e inspektoreve te AUV-se garantojnë  mish, produkte dhe nënprodukte te mishit të sigurta për familjet tona. Therjet ilegale  qe bëhen jashtë thertoreve të licencuara pa kontrollin adekuat nga ana e mjekut veteriner paraqesin rrezik direkt për jetën dhe shëndetin e qytetareve pasi qe tek kafshët ekziston një numër i madh i mikroorganizmave patogjen te cilët nëse nuk eliminohen gjate procesit të therjes ato mund te shkaktojnë probleme ne  shëndetin publik.

Një therje e sigurt se pari duhet te kryhet ne kafshët e shëndosha, pastaj   produktet duhet ti  nënshtrohen kontrollit te mjekut veteriner te kontraktuar nga AUV i cili nen mbikëqyrjen e inspektorit komunal dhe atij Regjional të AUV-se ndjek procedurat profesionale të kontrollit. Se pari kafsha qe vjen për therje vjen me dokumentacionin e kompletuar qe dëshmon për identitetin dhe shëndetin e saj.

Ne to përfshihet certifikata shëndetësore e transportit e mbi te gjitha kafsha duhet te posedoje numrin e identifikimit dhe regjistrimit, numër nga i  cili veterinari, përmes qasjes ne bazën e të dhënave benë verifikimin e vërtetësisë se dokumentacionit të prezantuar i cili duhet te korrespondoj me sistemin e te dhënave të AUV-së, ne atë moment behet edhe një kontroll nga ana e veterinerit ne kafshën qe hyn ne therje. Pasi qe gjithçka është ne rregull fillon procesi i therjes.

Therja behet ne mënyrë humane ne baze te ligjeve ne fuqi për shëndet dhe  mirëqenie te kafshëve, vazhdohet kontrolli ku  ne momentin e hapjes se karkases se kafshës behet inspektim nga ana e veterinarit  nëse vërehen ndonjë  prej ndryshimeve morfo-patologjike i cili nuk është karakteristik për gjendjen fiziologjike të kafshës atëherë merren masa nga ana e inspektoreve sipas ligjit ne fuqi.

Pastaj karkasa apo mishi vendoset ne hapësirat ruajtëse ftohëse nen temperaturat e kërkuara ne kohë te caktuar, ne fund është i gatshëm për konsum human, përpunim apo shitje. Kjo therje me këtë procedurë kontrolli është 100% e sigurt, produktet qe dalin nga kjo therje  janë te sigurta për konsum.

Bashkësia islame e Prizrenit therjet e vet  i organizoi dhe i  beri ne thertore te licencuar nga AUV thertore qe posedojnë kushte higjienike sanitare ne bazë të standardeve me të avancuara.

Thertoret posedojnë kapacitete apo hapësira ku therjet u behën sipas ritit islam. Ftojmë qe ne te ardhmen i gjithë vendi te bej therjet neper thertore siç beri Bashkësia Islame e Prizrenit ku mishin qe shpërndau për qytetaret të besimit islam ishte i kontrolluar dhe i  sigurt.

Ne këtë vizitë te pranishëm ishin edhe studentet e Fakultetit të Veterinarisë te vitit të pestë të cilët u njohën me kontrollin qe bëjnë  inspektoret veterinar të AUV-se  dhe morën këshilla profesionale nga ana e  Kryeshefit Ekzekutiv Dr. Valdet Gjinovci si ekspert i mjekësisë veterinare  ne vendin e praktikes mbi sigurinë ushqimore.  Studentet patën mundësinë për tu  njohur edhe  me praktikat e mira profesionale të kontrollit te kafshëve para, gjate dhe pas therjes. Kontrollin e organeve të brendshme për praninë e sëmundjeve të ndryshme infektive dhe paraziteve të ndryshëm mirëpo ne këtë dite nuk është gjetur asnjë rast i dyshimtë për këto sëmundje të cilën e dëshmon edhe fakti qe gjate këtyre inspektimeve nuk ka pasur konfiskime te karkasave qe u janë nënshtruar therjes.

Studentet ishin te kënaqur pasi u takuan me Kryeshefin e AUV-së me institucionin e ushqimit dhe veterinarisë morën informata për punën e këtij autoriteti shumë të rëndësishëm për vendin tone. Pasi qe kemi kapacitete te mjaftueshme për therje  të përmirësojmë imazhin e vendit dhe  të ruajmë shëndetin e qytetareve tan duke therur ne vende adekuate.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)