11 Maj 2024

Përurohet qendra grumbulluese e prodhimeve bujqësore

Prishtinë, 21 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Blerand Stavileci sot do të përurojnë qendrën grumbulluese për ruajtjen, klasifikimin dhe shitjen e prodhimeve bujqësore në fshatin Raushiq të Pejës (magjistralja Pejë-Deçan).

Kjo qendër grumbulluese ka kapacitete rajonale të ruajtjes e grumbullimit dhe është bashkëfinancim i Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë “Kelmendi Gmbh”, e cila për ndërtimin e saj ka përfituar grant qeveritar në vlerë prej rreth 1 milion euro.

Të pranishëm në përurimin e saj do të jenë edhe rreth 700 fermerë të rajonit të Dukagjinit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)