29 Prill 2024

Përurohet mini-fabrika për përpunimin e qumështit në Gjilan

Prishtinë, 21 dhjetor - Projektet e Komisionit Evropian për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimin ekonomik po shtohen çdo ditë e më shumë.

Një i tillë, i emërtuar si “Përmirësimi i përpunimit të qumështit të dhisë në regjionin e lindjes së Kosovës”, u inaugurua edhe sot në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit, i cili për synim kryesor ka rritjen e prodhimtarisë së djathit të dhisë në këtë regjion.

Vlera e këtij projekti është rreth 44.000 €, ndërsa vlera e përgjithshme e projekteve që janë financuar nga Komisioni Evropian në këtë regjion është gjithsej 435.437 €.

Në inaugurimin e kësaj mini-fabrike për përpunimin e qumështit të dhisë mori pjesë edhe ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, i cili tha se rezultatet e punës së bashkërenduar me donatorë kanë filluar të vërehen edhe në punën e përditshme të fermerëve.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, në mënyrë permanente jemi munduar t’i rrisim kapacitetet tona buxhetore, në mënyrë që t’i përkrahim fermerët dhe agrobizneset e vendit dhe duke i bashkërenduar aktivitetet me donatorët e shumtë që janë në fushën e bujqësisë, në radhë të parë me Komisionin Evropian, me të cilët kemi shumë projekte në këtë fushë, ne ia kemi arritur në masë të madhe t’i rrisim investimet në këtë sektor dhe rezultatin e këtij bashkërendimi kanë filluar ta ndjejnë në punën e tyre edhe fermerët dhe agrobizneset e vendit tonë”, tha Stavileci.

Ai shtoi se ky projekt do t’ju shërbej rreth 100 fermerëve të komunës së Gjilanit, të cilët posedojnë mbi 2 mijë krerë dhi.

Në anën tjetër, Christof Stock, përfaqësues i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë tha se bujqësia është sektor në zhvillim e sipër dhe KE-ja bashkë me ministrinë po mundohen t’i aktivizojmë të gjitha burimet për zhvillimin e këtij sektori. “Këto investime vijnë si nevojë për të përmirësuar kualitetin e qumështit dhe për të rritur prodhimtarinë bujqësore. Por, përveç kësaj ne jemi të fokusuar edhe në paketimin dhe brendimin e produktit, sepse këtë produkt fermerët duhet të mundohen ta shesin në treg”, tha Stock.

Ndërsa, kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, tha se kjo mini-fabrikë përveç që gjeneron vende të reja të punës, edhe i inkurajon fermerët që të rrisin numrin e bagëtisë, sepse tani ata kanë një pikë me kapacitete mjaft të mëdha të grumbullimit dhe përpunimit të qumështit.

“Rritja e vlerës së punës së fermerëve ka qenë një prej qëllimeve kryesore të këtij projekti dhe ne po shohim se kjo secilën herë e më shumë është duke u rritur. Ky investim është inkurajues për të gjitha palët e interesit që përfshin ky rrjet shitës, të cilët në fund kanë me i plasu produktet e djathit në treg”, tha kryetari Mustafa, duke shtuar se një produkt i tillë është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe i kërkuar në treg.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, fondi i përgjithshëm i dhive të regjistruara në Kosovë është 26.349 krerë, ndërsa ferma blegtorale të kafshëve të imëta (dele dhe dhi) janë gjithsej 1460 në tërë territorin e Kosovës.

Pjesëmarrja e prodhimtarisë së kafshëve të imëta në prodhimtarinë e qumështit përfshin rreth 20% të sasisë së përgjithshme të qumështit që prodhohet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)