19 Prill 2024

Përshpejtohen proceset për zhvillimin e bujqësisë kosovare

Prishtinë, 18 mars - Delagacioni i Bankës Botërore, i prirë nga znj. Cora Shaw kanë  qëndruan sot për vizitë pune në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ku janë pritur nga zëvendësministri Fikrim Damka, Hysen Bytyqi, Këshilltar  e Hysni Thaqi, Sekretari i Përhershëm në MBPZHR.

Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka folur për rëndësinë e madhe që kanë projektet e BB për ta ndihmuar bujqësinë kosovare dhe ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar tutje në hartimin e  Projekteve që sigurojnë implementim më të shpejtë.

Cora Shaw  ka paraqitur të gjitha kriteret që duhet të respektohen  nga Banka Botërore për mbështetje konkrete të projekteve  bujqësore në ata sektorë që vlerësohen me shkallë më të lartë të prioritetit. Ajo më pas ka paraqitur edhe kushtet shumë të volitshme për kredi që Banka Botërore jep për bujqësinë  , duke saktësuar se BB nuk jep grante ashtu siç vepron KE-ja.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)