12 Maj 2024

Për 10 vite është humbur një Pellagoni e tërë

Shkup, 26 maj - Çdo vit kemi më pak sipërfaqe të përpunueshme. Kjo tendencë negative seriozisht rrezikon bujqësinë në Maqedoni. Vlerësohet se vendi të ngelë pa ushqim. Lazar Ivanov, banor i Shtipit çdo të premte vjen në tregun e qytetit dhe vëren se nga viti në vit ka më pak prodhues bujqësorë nga rajoni i Shtipit, dhe se shumica janë stërshitës. Për të, kjo është pasojë e trendit të keq.

„Shtipi  është komunë nga brendësia me më pak popullsi rurale. Fshatrat çdo ditë e më tepër zbrazen, dhe në tokë rriten vetëm kaçuba. Askush nuk e kultivon“, thotë Ivanov.

Por, për fat të keq, konstatimi i këtillë vërtetohet në tërë territorin e Maqedonisë. Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, toka e përpunueshme në vend në vitin 2002 ka qenë 577.000 hektarë që për vetëm 10 vite të zvogëlohet në 510.000 hektarë.Janë humbur  67.000 hektarë ose 13%e sipërfaqes së përpunueshme. Vetëm për krahasim, kjo sipërfaqe është e barabartë me sipërfaqen e përpunueshme totale të luginës së Pellagonisë. Pra, për vetëm 10 vite kemi humbur 1 Pellagoni ose 2 rrafshnalta si Ovçe Pole.

Kjo është e dhënë alarmuese për ekspertët e bujqësisë. Sipas d-r. Boris Anakiev, ish-profesor i katedrës së agronomisë pranë Fakultetit të shkencave të Bujqësisëë dhe ushqimit, kjo është një katastrofë.

„Nëse kështu vazhdojmë me shkatërrimin e tokës bujqësore, për 50 vite Maqedonia nuk do të ketë fare tokë të përpunueshme “, thotë Anakiev.

Ai shton se vendi nuk ka politikë tokësore dhe se në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomizimit të ujrave nuk ka njerëz që e njohin mirë këtë problematikë.

Në Ministrinë e bujqësisë, edhepse dërguam pyetje rreth zvogëlimit të tokës së përpunueshme, megjithatë deri në publikim të këtij teksti nuk morrëm përgjigje nga atje.

Urbanizimi dhe mungesa e politikës për tokën bujqësore shkaqe për zvogëlimin e tokës bujqësore


Për njohësit e rrethanave bujqësore ka dyarsye kryesore për zvogëlimin e sipërfaqeve bujqësore.

Arsyeja e parë, sipas profesorit të Fakultetit të Bujqësisë në Shtip, Vasko Zlatkovski është emigrimi dhe plakja e popullsisë rurale, andaj edhe sipërfaqet bujqësore mbetën të papërpunuara.

Arsyeja e dytë është falimentimi i kombinateve bujqësore. Ata kishin programe për zhvillim rural ku përfshiheshin edhe sipërfaqe të klasave më të ulëta në viset malore, por me falimentimin e tyre këto sipërfaqe ose janë shndërruar në kullota, ose janë pyllëzuar. Ndërsa nga ana tjetër edhe sipërfaqet e mëdha bujqësore pas falimentimit të kombinateve bujqësore mbetën të papërpnuara, shton Zllatkovski.

Një ish-funksionar i lartë në Ministrinë e bujqësisë vlerëson se në fushën e agrarit bëhet një politikë shumë e keqe dhe se pa asfarë analizash toka bujqësore shndërrohet në tokë ndërtuese.

Është më lehtë dhe më lirë të ndërtohet në sipërfaqe pjellore, por dëmet nga kjo për bujqësinë janë madhore dhe të papërmirësueshme.

„Zonat industriale janë vendosur në sipërfaqet më pjellore, në luginën e Shkupit, në luginën e Pollogut, në Kavadar, zonën e Zhabjanit në Manastir, zonën industriale në Shtip. Të gjithë këta lokacione janë vendosur në sipërfaqet më pjellore bujqësore “ thotë burimi jonë.

Ai përkujtohet se më parë kemi pasur ligj në të cilin është theksuar qartë se nëse dikush dëshiron ta destinojë tokën bujqësore në tokë ndërtuese deri të klasit 4, ai duhet të paguajë tarifë të disafishuar për predestinim të tokës. Kjo ishte bërë me qëllim që të destimulohet ndërtimi i sipërfaqeve pjellore.

Ky ligj është anuluar gjatë kohës së qeverisjes së Lubço Georgievskit nga viti 1998-2002.

 
Politika  e tokës – për shpëtim të bujqësisë

Ekspertët kërkojnë që urgjentisht të sillet politia tokësore që të shpëtohet toka e përpunueshme bujqësore. Sipas Anakiev, Maqedonia patjetër duhet të ketë politikë dhe strategji për ruajtjen e sipërfaqeve të përpunueshme.

(Goran Lefkov, inbox7.mk Shkup)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)