22 Shkurt 2024

Pastrohet deponia e mbeturinave në Bogë të Rugovës

Pejë, 30 tetor - Mbi 50 vulnetarë nga vende të ndryshme largojnë mbi 200 thasë mbeturina nga Boga e Rugovës.

Një nga shumë deponi ilegale arriti të largohet në aksionin e pastrimit të ndërmarrë ditën e djeshme në Bogë.

Energjia dhe puna ekipore e gjithë të pranishmëve bëri që sërish të kuptohet rëndësia dhe nevoja e një mjedisi të pastër.

Pos Kompanisë Regjionale të Mbeturinave ‘Ambienti’, ekipit nga Parku Kombëtar ‘Bjeshkët e Nemuna’, vullnetarëve e aktivistëve vendas, grupit iu bashkuan edhe aktivistë të huaj dhe heronj të vegjël, të cilët me punën e tyre dëshmuan dashurinë për një mjedis të pastër.

Aksioni shërbeu për të shfaqur edhe njëherë hapat e vogla të cilat mund të bëjnë ndryshimin pozitiv në mjedis, e që ky ndryshim arrihet duke filluar nga vetëdijësimi individual i qytetarëve.

Me mbi 200 thasë mbeturina të larguara ne përpiqemi të bëjmë thirrje se është detyrë e secilit nga ne që të kujdesemi për pastërtinë dhe jetueshmërinë në mjedisin që na rrethon.

Organizimi i këtij aktiviteti u mbështet nga WWF Adria.

Vullnetarët bjënë thirrje për të  gjithë vizitorët e Rugovës, banorëve dhe bizneseve lokale atje,që të kujdesen për pastërtinë e asaj ane dhe të bashkohen edhe më shumë në aktivitetet e tjera në të ardhmen.

Njëkohësisht ata kërkojnë nga institucionet që urgjentisht të ndërmarrin veprime për parandalimin e ndotjes dhe shtimin e kapaciteteve të menaxhimit të mebturinave në Rugovë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)