28 Prill 2024

OEK: Raportet joprofesionale dëmtojnë progresin

Prishtinë, 7 shkurt – Oda Ekonomike e Kosovës në emër të 15, 000 ndërmarrjeve anëtare shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me raportet joprofesionale mediale në lidhje me gjendjen e tokës bujqësore në Kosovë, të bazuara në një raport po ashtu joprofesional të projektit “EULUP” që e cilëson tokën bujqësore të helmuar dhe me rrezik për kultivim të kulturave të ndryshme bujqësore.

Toka si një input i rëndësishëm në zinxhirin prodhues dhe kultivues të shumë produkteve  reflektohet në masë të madhe në cilësinë e produkteve finale, prandaj raporti i  fundit bie ndesh me realitetin e 3 viteve të fundit, ku prodhuesit kosovar kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në eksportimin e produkteve bujqësore cilësore në të gjitha tregjet e rajonit dhe BE-së, të certifikuar me të gjitha standardet ndërkombëtare për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit përfshirë edhe Global Gap dhe HACCP.

Një raport profesional kërkon vlerësimet e laboratorëve, argumentet shkencore, hipotezat e verifikuara dhe rekomandimet konkrete. Raporti i  projektit “EULUP”, nuk e plotëson asnjërin nga këto kritere dhe si i  tillë nuk i  kontribuon përmirësimit të gjendjes aktuale  por vetëm dëmtimit të imazhit të Kosovës që në  masë të madhe është dëmtuar me vite nga raporte “ndërkombëtare” të bazuara në percepcione e jo në argumente.

Kosova ka nevojë për një analizë gjithëpërfshirës të ndotjes së ambientit dhe në konform të saj të marr masa radikale për reduktim të ndotjes, mirëpo kjo të mos shërbejë të lëshohen informata alarmuese dhe shkatërruese për ekonominë e vendit.

Është shqetësuese që në këtë raporte janë atakuar mu ato produkte në të cilat është investuar më së shumti në transferin e teknologjisë, sistemit know –how, përvojat me të avancuara evropiane dhe këto produkte kanë filluar të promovojnë vlerat e Kosovës, përmirësimin e imazhit, efekt pozitiv ekonomik dhe inkurajues për sektorin e bujqësisë.

OEK përkrah MBPZHR, MAPH dhe Komisionin Evropian në adresimin e drejtë dhe gjithëpërfshirës të kësaj cështje, bazuar në ekspertizë shkencore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)