29 Prill 2024

Nis faza përgatitore për regjistrimin bujqësor

Prishtinë, 19 dhjetor - Në vitin 2013 do të filloj regjistrimi bujqësor në Kosovë. Mungesa e të dhënave të sakta bujqësore dhe kadastrale, e cila si vështirësi e ka përcjell punën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural gjatë gjithë këtyre viteve të pasluftës, ka paraqitur nevojën që të kërkohet përkrahje edhe nga Komisioni Evropian dhe komuniteti i donatorëve për të financuar projektin për regjistrimin bujqësor në Kosovë.

Përgjegjësinë kryesore për regjistrimin bujqësor, faza përgatitore e të cilit do të filloj në vitin 2012, do ta ketë Enti i Statistikave të Kosovës, i cili për implementimin e këtij projekti do të bashkëpunojë shumë ngushtë edhe me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe me Ministrinë e Administratës Publike.

Rezultatet e pritura nga implementimi i këtij projekti, i cili do të zgjas deri në vitin 2014, janë hartimi dhe botimi i një serie të plotë të të dhënave të sakta për sektorin e bujqësisë, të hartuara dhe të përpunuara në përputhje të plotë me normat dhe standardet ndërkombëtare.

Ndërsa, implementimi i këtij projekti, përveç që do të financohet prej pjesës së mjeteve të mbetura në vlerë prej 2.3 milionë euro nga regjistrimi i tanishëm i popullsisë, do të financohet edhe prej KE-së, donatorëve të tjerë dhe buxhetit shtesë të Qeverisë (vlera e përgjithshme e këtij projekti sillet në rreth 4.7 milionë euro).

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për shkak që regjistrimi i fundit bujqësor është bërë në vitin 1960, të gjitha politikat dhe strategjitë e saj i ka hartuar duke u bazuar në dy burime kryesore të të dhënave (të dhënat nga komunat dhe anketat e ESK) të cilat mblidhen me metodologji të ndryshme. Ndërsa, për analiza të ndryshme, ministria i përdor edhe të dhënat e doganave dhe indikatorëve tjerë statistikor dhe social.

Aktualisht, nuk ekziston legjislacioni i nevojshëm për këtë regjistrim bujqësor dhe pritet që draftligji i përgatitur për regjistrimin e bujqësisë, i cili i hap rrugën implementimit të këtij projekti dhe autorizon ESK-në për të mbledhur të dhënat për sektorin e bujqësisë, të aprovohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)