02 Maj 2024

Nis faza e aplikimit për të përfituar nga përkrahja e Ministrisë

Prishtinë, 20 shkurt - Është hapur periudha e aplikimit për të përfituar subvencione dhe grante investive nga faza e parë e përkrahjes së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Të gjithë fermerët që i plotësojnë kriteret e publikuara ditë më parë në shtypin e shkruar dhe në faqen zyrtare të ministrisë, mund të aplikojnë për të përfituar subvencione për krerë të lopëve qumështore, për krerë të kafshëve të imëta (dele/dhi) dhe për herë të parë edhe për zgjoje bletësh.

Po ashtu, në këtë periudhë fermerët mund të aplikojnë për të përfituar edhe grante për investimet e tyre në sektorin e hortikulturës, përkatësisht për ngritjen e sipërfaqeve të reja me pemishte, me hardhi të rrushit të tryezës dhe me perime në serra, si dhe mund të përfitojnë grante investive edhe për zëvendësimin, zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në fermë (rrjete mbrojtëse kundër breshërit, sisteme të ujitjes, sisteme mbajtëse dhe rrethoja, pajisje të ndryshme për fermë, etj).

Zgjerimi i gamës së përkrahjes dhe aktivizimi i të gjitha burimeve për zhvillimin e sektorit të bujqësisë është objektivë kryesore e Ministrisë së Bujqësisë dhe përveç përkrahjes së deritanishme për sektorin e blegtorisë, sektorin e hortikulturës dhe atë të drithërave, sivjet për herë të parë do të përkrahet me subvencione edhe prodhimtaria e farës së grurit, prodhimtaria e misrit dhe ajo e lulediellit dhe kolzës.

Periudha e aplikimit për prodhimtarinë e këtyre kulturave bujqësore do të hapet në muajin mars.

Ndërsa, për të përfituar grante investive për ndërtimin e fermave të reja për lopë qumështore dhe pula vojse, për pajisje për mjelje, për përgatitjen e ushqimit për bagëti, për ndërtimin dhe renovimin e dhomave të qumështit dhe për pajisje dhe mekanizëm më të rënd bujqësor, periudha e aplikimit do të hapet në muajin prill.

 Vlen të potencohet se theks i veçantë në hartimin e kritereve është vënë edhe tek inkurajimi i të rinjve dhe grave fermere, si dhe tek inkurajimi i banorëve të zonave të thella rurale, të cilët në sistemin e poentimit do të kenë përparësi më të madhe me projekte për zhvillim rural.

Faza e dytë e aplikimit për të përfituar nga skema e përgjithshme e granteve për agropërpunimin dhe prodhimtarinë primare, të cilat Ministrisë së Bujqësisë i janë vënë në dispozicion nga projekti i Bankës Botërore dhe projekti i Danida-s, do të hapet pas gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)