29 Prill 2024

Ngriten çmimet e Prodhimeve blegtorale u ngrit për 9.1 për qind

Prishtinë, 21 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të premten “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ 2005 – 2013 (2005=100) . Publikimi përfshin të dhëna prej muajit janar 2005 deri në dhjetor 2013.

Për të bërë krahasime dhe për të vërejtur ndryshimet janë prezantuar të dhëna për vitet 2005-2013 dhe për vitin bazik të vitit 2005 ( 2005 =100).

“Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi 2005-2013, është bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Ky grumbullim i të dhënave është bërë në treg, ferma, dhe vendet tjera ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Prodhimet bazë për Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve Bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: prodhimet bimore dhe blegtorale”, është thënë në komunikatën e ASK=së.

Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe; drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorin dhe prodhimet blegtorale, në kuadër të blegtorisë çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve; gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve, gjithashtu çmimet janë grumbulluar për qumësht, vezë dhe mjaltë.

Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë. Në vitin 2013 Indeksi vjetor i Çmimeve të Prodhimeve blegtorale u ngrit për  9.1 %, krahasuar me vitin 2012. Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve bimore ka rritje për 1.7 % në vitin 2013 krahasuar me vitin 2012.

Indeksi total i Çmimeve të Prodhimeve bujqësore ka rritje për 6.6 % për këtë periudhë. “Në vitin 2013 Indeksi vjetor i Çmimeve të Prodhimeve blegtorale u ngrit për 36,9%, krahasuar me vitin 2005. Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve bimore ka rritje për 29.5 % në vitin 2013 krahasuar me vitin 2005.

Indeksi vjetor total i Prodhimeve Bujqësore ka rritje për 34.5 % në vitin 2013 krahasuar me vitin 2005”, është thënë në komunikatën e ASK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)