03 Maj 2024

Në Vermicë konfiskohen 12 krerë viça të therur

Prishtinë, 20 nëntor - Në pikë kalimin kufitar Vermicë, Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë asgjësuar 12 krerë viça të therur.

Në momentin e ndaljes nga ana e policisë dhe doganës se dy automjeteve pick up të cilat kanë qenë duke shkuar në drejtim të Shqipërisë, kanë vërejtur se brenda tyre janë ngarkuar nga 6 krerë viça të therur.

Pasi janë ndalur për verifikim të dokumentacionit, është kërkuar mendimi i Inspektorit veterinar kufitar të AUV-së.

Kafshët e therura ka qenë pa dokumentacion përcjellës, kafshët nuk kanë pas çertifikata veterinare, mishi nuk ka qenë i vulosur kjo do të thotë së është bërë therje ilegale  dhe mjetet transportuese kanë qenë jo adekuate për transport të mishit.

\"Si të tilla janë konfiskuar dhe është dhënë urdhër për asgjësim. Me këtë veprim ne nuk lejojmë qe asnjë produktet që nuk është i sigurt të shitet as në një vend tjetër sepse jemi të vendosur për mbrojtjen dhe shëndetin e njerëzve përmes ushqimeve të sigurta.\"

 Asgjësimi është kryer në prani të Agjencive që veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit.

Kafshët janë spërkatur me preparate acide janë hedhur në mjetin e mbeturinave  i cili është përcjell deri në deponin   e mbeturinave të qytetit të Prizrenit ku atje është bërë shkatërrimi dhe  groposja e kafshëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)