02 Maj 2024

MTI merr masa adekuate ndaj Maqedonisë për bllokadën e grurit

Prishtinë, 4 shtator - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) me qëllim të marrjes së masave adekuate ndaj bllokadës së grurit nga Qeveria Maqedonase ka marrë vendim për bllokimin e disa produkteve.

Kapitulli 19: Përgatitjet prej drithërave, të miellit, niseshtës apo qumështit; produktet e pastiçerisë apo prej brumërave

Kapitulli 20:Përgatitje prej zarzavateve, frutave apo pjesëve të tjera të bimëve

Kapitulli 22: Pijet, alkoolet dhe uthulla

Kapitulli 24:Duhani dhe zëvendësuesit e përpunuar të duhanit

Është viti i tretë me radhë që Qeveria e Maqedonisë bllokon miellin dhe grurin e Kosovës, e cila është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTAs.

Përkundër premtimeve që një vendim i tillë do të shfuqizohet me datë 2 Shtator, vendimi për grurë mbeti ende i plotfuqishëm, ndërsa ai i miellit u shfuqizua sipas premtimeve të bëra më herët.

Qeveria e Kosovës nuk mund të lejoj një bllokadë të tillë dhe si masë adekuate ndaj vendimit të tyre nga dita e sotme bllokon produktet e lartcekura.

Bllokada do të vlejë deri në shfuqizimin e vendimit të grurit nga pala Maqedonase. Vendimi hyn në fuqi me datë 5 shtator nga ora 00:00.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e përkushtuar të mbroj prodhuesit vendor dhe do të veproj në mënyrë pro-aktive dhe reagim të menjëhershëm sa herë që padrejtësisht ndalohet eksportimi i produkteve Kosovare.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)