02 Maj 2024

Mitrovicë, ndihmohen pemëtarët me fidane molle

Mitrovicë, 16 nëntor - Me vendimin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës Avni Kastrati, Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural,  me qëllim të shtimit të sipërfaqeve të mbjellura me pemë, ka realizuar një projekt për subvencionimin e pemëtarëve me fidane të reja.

Në kuadër të këtij projekti janë ndihmuar 9 pemëtarë me fidane të reja të mollës.

Me qëllim të shtimit të sipërfaqeve të mbjellura me pemë, Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural e Komunës së Mitrovicës, ka realizuar një projekt për subvencionimin e pemëtarëve me fidane të reja. Në kuadër të këtij projekti janë ndihmuar 9 pemëtarë me  fidane të reja të mollës.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Bislim Imeri, tha se  rajoni i Mitrovicës ofron kushte të mira për pemtari. “Viteve të fundit shihet një interesim më i madh për kultivimin e pemëtarisë. Në këtë drejtim kemi dashur që sado pak të ndihmojnë pemëtarët mitrovicas”.

Ai tha se janë ndarë gjithsej 5400 fidane, ku secili pemëtar ka përfituar nga 600 sosh. “Me numrin e fidanëve të reja përfituesit mund të rrisin edhe për nga një gjysmë hektari sipërfaqet e tyre të mbjellura me pemë”.

Drejtori Imeri, sqaroi se përzgjedhjen e pemëtarëve e ka bërë komisioni. Fidanët janë mollë të llojit “ idaret,delishes i kuq, delishes i artë, green smith, gllastar dhe saturn”.

Ai tha se pos fidanëve të reja, pemëtarët kanë përfituar edhe nga një pompë spërkatëse. “ Do të përpiqemi që ndihmën ndaj pemëtarëve ta rrisim  për ta promuvuar dhe zhvilluar bujqësinë në Komunën tone”.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)