02 Maj 2024

Mitrovica ka si prioritet rritjen dhe fuqizimin e fermave të dhive

Mitrovicë, 8 gusht -  Në vazhdën e vizitave në terren, për tu njoftuar me gjendjen e fermave në Komunën e Mitrovicës, drejtori i  Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në komunë, Veton Rexha, ka vizituar fermën e dhive të pronarit Ruzhdi Istrefi, në Trepçë.

Drejtori Rexha,  është njoftuar nga Istrefi me punën, prodhimin dhe sfidat me të cilat ai ballafaqohet në fermën e tij.

Istrefi i  tha drejtorit Rexha se  ai,  së bashku me familjen e tij, është i angazhuar që të rris kapacitetet e fermës, por për shkak të mungesës së një hapësire më të madhe, po i vështirësohet një gjë e tillë. 

Ai kërkoi  nga drejtori i Bujqësisë, Veton Rexha që t`i ndihmoj në ndërtimin  e një stalle , me çka do t’i mundësohej rritja e numrit të dhive.

“Ne dëshirojmë që ta rrisim fermën, por stallën të cilën e kemi është e vjetruar dhe ka një hapësirë të vogël. Me këto kushte ne nuk mund të rrisim numrin  e dhive”, theksoi ai.

 Drejtori i Bujqësisë dhe  Zhvillimit  Rural, Veton Rexha,  theksoi se do të vendos si prioritet, që në të ardhmen t`I ndihmoj blegtorit Istrefi dhe të tjerëve që merren me mbajtjen e dhive.  Sipas tij, prodhimi i qumështit të dhive është  i kërkuar dhe shumë  i shëndetshëm.

Ai shtoi se Drejtoria e Bujqësisë, si prioritet ka edhe rritjen dhe fuqizimin e fermave të dhive.

“Nga qumështi i dhive përgatiten djathëra special dhe cilësor, që në tregun ndërkombëtar janë nga më të shtrenjtët dhe që bëjnë të mundur sigurimin e të ardhurave të kënaqshme për fermerët.  Prandaj ne do të kemi parasysh  këta prodhues dhe do t’i ndihmojmë  në  ndërtimin e stallave dhe shtimin e kapaciteteve”, tha drejtori Rexha.

 

,

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)