07 Maj 2024

Misri me aflatoksinë nga Serbia gjendet në Gjermani

Berlin, 29 shkurt - Në Saksoninë e Ulët, në Gjermani, janë gjetur të paktën 10 mijë tonë misër të papastër që ka arritur në atë vend nga Serbia e që përdoret për kafshët.

Sipas gazetës gjermane online derspiegel më shumë se 3500 ferma në atë krahinë furnizohen me misër të kontaminuar me aflatoksinë marrë nga Serbia. Edhe gazeta Welt shkruan se bëhet fjalë për 10 mijë tonë misër të kontaminuar që shfrytëzohet për ushqim kafshësh.

Spiegel shkruan se në Gjermani janë importuar gjithsej 45.000 tonë misër, përmes portit të Hanoverit dhe se në qarkullim janë edhe 25.000 tonë jashtë përdorimit në depo në Bremen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)