12 Maj 2024

Mishi i shpendëve cilësor, i sigurt me prejardhjen e BE-së

Prishtinë, 15 maj - Sot, Industria e mishit të Sllovenisë GIZ promovoi në Shkup projektin e madh ndërkombëtar promovues-informativ të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Sllovenisë , me titull "Mishi cilësor, i sigurt i shpendëve që ndiqet me prejardhjen e BE-së".

Qëllimi i projektit, i cili do të zbatohet gjatë tre viteve të ardhshme në pesë vendet e Evropës Juglindore, është që t’i informojë konsumatorët për sistemin e integruar vertikalisht të prodhimit në industrinë evropiane të mishit të shpendëve, i cili siguron që në tryezën e konsumatorëve të BE-së të arrijë vetëm mishi cilësor dhe i sigurt i shpendëve.

Gjithashtu do t’i njohë me skemat e domosdoshme të cilësisë, me të cilat Bashkimi Evropian nxit ofertën e produkteve me cilësi më të lartë me vlerë të shtuar.

Projekti për informimin dhe promovimin e mishit të shpendëve me prejardhjen e Bashkimit Evropian, i cili do të zhvillohet në të njëjtën kohë në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe Republika e Sllovenisë, kurse e zbaton Industria e mishit e Sllovenisë GIZ.

Në tri vitet e ardhshme do të zbatohen aktivitete të shumta me qëllim që konsumatorëve t’u prezantohet  legjislacioni i rreptë i BE-së në sektorin e mishit të shpendëve dhe në këtë mënyrë të njihen me mishin e shpendëve, i cili për shkak të karakteristikave të tija të veçanta ose mënyrës së veçantë të prodhimit në përputhje me BE-në apo me skemat kombëtare të cilësisë, ka cilësi më të lartë të veçantë.

Përveç kësaj, projekti do t’i njohë konsumatorët edhe me përfitimet e përfshirjes së mishit të shpendëve në të ushqyerit e tyre të çdoditshëm dhe me dobitë e tija të shumta ushqyese për shëndetin.

"Konsumatorët gjithnjë e më shumë janë të interesuar për rëndësinë e ushqimit të sigurt dhe cilësor, prandaj për qëllim kryesor të projektit e kemi vendosur informimin e konsumatorit për mishin e shpendëve, i cili është prodhuar dhe shpërndarë për konsumatorët në mënyrë të sigurt me cilësi të lartë, duke respektuar të gjitha standardet bashkëkohore të prodhimit dhe përpunimit të ushqimit.

Konsumatorët kanë të drejtë të njihen me të gjitha detyrimet ligjore që duhet t’i respektojnë të gjithë prodhuesit e mishit të shpendëve dhe të kenë mundësi për t’u bindur se me të vërtetë i respektojnë të gjitha standardet për prodhimin e ushqimit në sistemin e integruar vertikalisht të prodhimit, përkatësisht në të gjitha fazat e prodhimit të ushqimit në sistemin nga ara deri në tryezë", -  tha në konferencën e gazetarëve Tomi Rumpf, drejtori i mjekësisë veterinare, përfaqësues i industrisë së mishit të shpendëve të Bashkimit Evropian, dhe në këtë rast e ka theksuar edhe cilësinë e veçantë e cila konsumatorëve ua mundësojnë produktet të cilat i kanë në vete shenjat e BE-së dhe skemat kombëtare të cilësisë.

Në kuadër të projektit, konsumatorët do ta kenë në dispozicion internet portalin http://www.moenajmeso.mk në të cilin hollësisht do të mund të informohen në lidhje me ligjet, rregulloret dhe procedurat që zbatohen për prodhimin e mishit të shpezëve në Bashkimin Evropian, do të mund të informohen edhe për skemat e cilësisë falë të cilave konsumatorët e BE-së kanë qasje deri te produktet me cilësi të lartë, kurse adhuruesit e ushqimit të mirë do të gjejnë shumë këshilla të dobishme dhe interesante për të përgatitur ushqime të shijshme nga mishi i preferuar i shpendëve.

"Konsumatorëve do t’u shpërndahen 200.000 ekzemplarë të broshurës informative, në të cilën po ashtu janë prezantuar standardet e prodhimit në BE, si dhe aktivitete të tjera për informim dhe promovim përmes të cilave konsumatorët do të njihen me mishin cilësor dhe të sigurt të shpendëve me prejardhjen e Bashkimit Evropian", - shtoi z-ri Rumpf gjatë prezantimit të projektit.

Sipas fjalëve të D-r. Dragosllav Kocevski, profesorit të jashtëzakonshëm në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit në Shkup, mishi i pulës është burimi kryesor i proteinave që janë të nevojshme për funksionimin normal të organizmit.

Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mishi i pulës është në të njëjtin grup me peshkun dhe frutat me lëvore (arrat, lajthitë, bajamet) dhe janë një pjesë e domosdoshme përbërëse e "menysë së shëndetshme", si dhe e menysë së përshtatur për tamponë e shpejtë të stilit bashkëkohor të jetës.

Mish i shpendëve, sidomos ai i pulës, si në Bashkimin Evropian ashtu edhe në botë, është në krye sipas shpenzimeve, kurse parashikimet parashikojnë një rritje të vazhdueshme të konsumit në të ardhmen. Kështu, edhe në Maqedoni gjithnjë e më shumë adhurues të ushqimit të mirë dhe cilësor vendosen për këtë lloj të mishit për shkak të përparësive të tija të shumta në kuzhinë, por edhe për shkak të përparësive shëndetësore.

Një nga qëllimet më të rëndësishme të projektit është të informohen konsumatorët për shenjat të cilat personat që merren me mishin e shpendëve i vënë në ambalazh me qëllim që të mundësojnë që konsumatori ta njohë produktin me cilësi të veçantë.

Shenjat e tilla janë shenjat për skemat evropiane dhe kombëtare të cilësisë, shenjat e certifikuar vullnetare etj., të cilat konfirmojnë se produkti ka karakteristika të veçanta dhe së është prodhuar sipas procedurave të veçanta për prodhim dhe përpunim që i japin cilësi të lartë, kurse konsumatorët përveç cilësisë së garantuar fitojnë edhe një produkt me vlerë të shtuar.

Me sistemin e cilësisë, sigurisë dhe ndjekjes, i cili është baza e industrisë evropiane të mishit të shpendëve dhe me vendosjen e skemave të cilësisë dhe shënimit vullnetar, Bashkimi Evropian u mundëson konsumatorëve të kënaqen pa frikë, jo vetëm për ushqim cilësor, por edhe për ushqim i cili për shkak të karakteristikave të tija specifike apo mënyrës së prodhimit tejkalon cilësinë standarde evropiane.

Promovimi i projektit, falë aktiviteteve të shumta do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme që konsumatorët e Evropës Juglindore të njihen me legjislacionin ushqimor të BE-së dhe në këtë mënyrë të përfshihen në mënyrë aktive në krijimin e politikës ushqimore në tregun e brendshëm.


KORNIZA: Gati 100% e mishit evropian të shpendëve, që ekspozohet, është prodhuar sipas sistemit të cilësisë, sigurisë dhe ndjekjes (CSN), që do të thotë se është i prodhuar në mënyrën efikase sipas standardeve të larta evropiane.

Kjo do të thotë se mishi i shpendëve, i cili është kultivuar jashtë këtij sistemi, praktikisht në vjen në tryezën e konsumatorëve jashtë Bashkimit Evropian, si dhe në vetë Bashkimin Evropian. (Burimi: AVEC, Raporti vjetor 2013).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)