04 Maj 2024

Ministria e Mjedisit ka identifikuar zonat më të ndotura

Prishtinë, 4 qershor - Në prag të 5 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Ambientit, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, diskutoi sot për gjendjen në mjedis dhe sfidat që dalin nga Raporti i Progresit për Ministrinë e Mjedisit dhe të Komisionit.

Kryetari i Komisionit, Nait Hasani, njoftoi se të shumtat e sfidave që dalin nga Raporti janë përmbushur dhe tejkaluar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë  e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërkaq, për përmbushjen në tërësi të detyrimeve, Hasani kërkoi angazhim edhe më të madh nga anëtarët e Komisionit.

Në këtë takim, në të cilin ishte i pranishëm edhe sekretari i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Arben Çitaku, u vlerësua se miratimi i Ligjit për Hoçën e Madhe dhe Ligji për Prizrenin si dhe miratimi i Ligjit për të drejtën banesore dhe i atij për mbeturinat, paraqesin të arriturat më të mëdha në përmbushjen e sfidave të Raportit.

Sekretari Çitaku, po ashtu njoftoi se Projektligji për ujin është i gatshëm për tu proceduar në Qeveri, por, tha ai, në mungesë të mjeteve buxhetore implementimi i këtij Projektligji, sipas kritereve të parapara në Raportin e Progresit, paraqet problem.

Në vijim, sekretari Çitaku foli për sfidat e kësaj Ministrie, e që kanë të bëjnë me përmbushjen e obligimeve të dala nga Raporti.

Lidhur me eliminimin e vendbanimeve joformale të komuniteteve, ai me këtë rast shpjegoi se Raporti është negativ për shkak të vendbanimeve aktuale të pjesëtarëve të komunitetit rom, ashkali dhe egjyptas (RAE).

Ai sqaroi se Ministria ka një plan unik për eliminimin e vendbanimeve joformale për të gjitha komunitetet, ndërkaq, Raporti ka vënë në fokus vetëm komunitetin RAE.

Ndër sfidat e paraqitura në Raport, e që ka të bëjë me identifikimin e zonave më të ndotura, Çitaku njoftoi se Ministria ka identifikuar ato zona dhe njoftoi për masat që janë marrë për zvogëlimin e ndotjes së ambientit.

Zonat më të ndotura, sipas tij, mbeten vendbanimet afër kompanisë “Feronikel” dhe “Shar Cem”, kurse degradues të tokës bujqësore: gurthyesit afër Shpellës së Gadimes.

Për sa i përket zbatimit të Ligjit për mbrojtje nga zhurma, sekretari Çitaku tha se edhe aty janë identifikuar zonat e zhurmshme dhe shkaktarët e tyre.

Ai me këtë rast përmendi vendbanimin afër Aeroportit ”Adem Jashari” të Prishtinës, lokalet dhe baret, të cilat nuk respektojnë orarin, si dhe vendbanimet përgjatë Autorrugës dhe kambanat. 

Në fund të këtij debati, Komisioni kërkoi nga përfaqësuesi i Ministrisë që për gjendjen në mjedis, Komisionit t’i dërgohet Raport me shkrim.
Në këtë mbledhje,  Komisioni diskutoi edhe për vizitën studimore të cilën do ta realizojë në Turqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)