19 Prill 2024

Ministri Stavileci synon t'i motivoj fermerët përmes vizitave

Prishtinë , 30 gusht - Në vazhdën e vizitave në terren, ministri i MBPZHR-së Blerand Stavileci, për t’u njohur nga afër me problemet e fermerëve, sot ishte për vizitë në fshatrat Bllagajë dhe Qyshk të komunës së Pejës.

Gjatë qëndrimit në pronat e fermerëve Hivzia Medunjanin, Husnia Beshkoviç dhe antarëve tjerë të Shoqatës së Pemtarëve “UVB” në Bllagajë, ministri Stavileci tha se nëpërmjet këtij vargu të vizitave në terren synojmë t’i motivojmë fermerët që të vazhdojnë edhe më tej t’u përkushtohen gjithë nënsektorëve të bujqësisë dhe t’i inkurajojmë që të aplikojnë në projektet që MBPZHR është duke i realizuar.

“Neve na intereson që së bashku me fermerët të mund të realizojmë projekte të përbashkëta prandaj edhe secilën iniciativë të tyre, sipas mundësive, do të mundohemi ta mbështesim”.

Pemtaria, shtoi më tej ministri Stavileci, është sektor mjaft profitabil dhe ka hapësirë të mjaftueshme që të zhvillohet edhe më shumë ngase prodhimi vendor përmbush shumë pak nevojat e konsumatorëve.

“Kosova ka një potencial të fuqishëm në bujqësi, veçanërisht në prodhimtarinë e pemëve dhe kjo mund të zgjerohet vetëm nëpërmjet pemishteve intensive, këto parcela me pemishte që po i shohim këtu, janë modeli më i mirë për këtë”.

Gjithashtu, shtoi ministri Stavileci, është e identifikuar edhe nevoja për të investuar në mekanizma dhe infrastrukturën përcjellëse të prodhimit të tyre për të rritur periudhen e konsumimit.

Ndërkaq, Husnia Beshkoviç, Kryetar i Shoqatës së Pemtarëve “UVG” në Bllagajë tha se, kultivimin e pemishteve e kanë traditë ngaqë me këtë veprimtari janë marrur edhe më herët dhe përmes kësaj pune edhe jetojnë.

“Rendimenti mesatar i prodhimtarisë së mollëve për hektarë sillet prej 30-35 tonë dhe në të ardhmen, duke e modernizuar prodhimtarinë për t’i evituar humbjet në kualitet dhe kuantitet pas vjeljes, synojmë të merremi edhe me prodhim lëngjesh dhe kompoti”. Problemet me të cilat ballafaqohemi janë të natyrave të ndryshme, shtoi z.Beshkoviç, duke u nisur që nga pajisjet teknike, depot ruajtëse, problemet e shitjes, pastaj sëmundjet e ndryshme të mollëve dhe fidanet jocilësore për mbjellje, etj.

”Vizita e ministrit Stavileci është vizita e parë që po na bëhet nga institucionet qendrore të vendit dhe për neve është një përkrahje që na motivon në punën e mëtutjeshme”, tha z.Beshkoviç, duke shtuar më tej se i vlerësojnë lartë politikat e Ministrisë së Bujqësisë në intensifikimin e veprimeve për të ju bërë krah i punës fermerëve.

Ndërsa, përgjatë vizitës në pronën e fermerit Selman Shala në fshatin Qyshk të komunës së Pejës (përfitues i grantit për ngritjen e serrave të reja), ministri Stavileci tha se,  prodhimtaria e perimeve nëpër serra është një nga prodhimtaritë më në rritje dhe Ministria e Bujqësisë vetëm në këtë komunë, në të cilën vjet kanë qenë dy përfitues të granteve për ngritjen e serrave të reja, për të përkrahur financiarisht investimet në këtë sektor ka aprovuar mbi 20 projekte”.

Duke vazhduar më tej se, në mënyrë permanente po kërkohen shtigje të reja për të zhvilluar potencialin e sektorit bujqësor dhe për të krijuar nivel të konsiderueshëm autputesh dhe punësimi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)