18 Prill 2024

Ministri Stavileci, në panairin e 48 ndërkombëtar për bujqësi

Ljubjanë, 23 gusht - Me ftesë te Ministrit të  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit  te Republikës se Sllovenisë, Dejan Zhidan, Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural  te Republikës se Kosovës Blerand Stavileci, ka marr pjesë në AGRA 2010, në Panairin e 48 ndërkombëtar për Bujqësi dhe Ushqim.

Ky panair është duke u mbajtur ne Gornja Radgona te Sllovenisë nga data 21- 26 Gusht, 2010.

Në hapje të panairit ka marr pjesë presidenti i Republikës së Sllovenisë  Dr. Danillo Turk, dhe ministrat e vendeve të rajonit si ai Hungarisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, si dhe shumë zyrtarë të vendeve të BE-se dhe te regjionit si dhe përfaqësues të ndërmarrjeve nga fusha e agrobiznesit dhe ekspert të kësaj fushe.

Ministri Stavileci  ka takuar  Ministrin e Slloven te Bujqësisë z. Dejan Zhidan ku është diskutuar për fushat e bashkëpunimit dhe për mbështetjen të cilën Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit të Republikës së Sllovenisë do t’i ofroj Kosovës në hartimin e politikave bujqësore dhe zhvillimit rural, në përgatitjen e legjislacionit, në plotësimin e kritereve dhe përgatitjen e negociatave në procesin e integrimeve evropiane.

Po ashtu,  në këtë takim është biseduar lidhur me nxitjen e investimeve të ndërmarrjeve sllovene ne Kosovë, në fushat e prodhimtarisë së farërave të drithërave, në sektorin e përpunimit të qumështit, të përpunimit të mishit të pulave si dhe në sektorët tjerë të agrobiznesit.

Gjatë takimit të dyja palët janë pajtuar për hartimin e draft marrëveshjes për bashkëpunim ku do të parashihen hapat konkretë të bashkëpunimit në të gjitha fushat e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Takime  tjera shumë i rëndësishme të ministrit Stavileci ka qenë ai me drejtuesit e Agjencisë së Pagesave për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe me Oden e Bujqësisë dhe Pylltarisë së Sllovenisë, ne këto takime me udhëheqësit e këtyre institucioneve, Ministrit Stavileci i është premtuar mundësi përkrahje në ngritjen e kapaciteteve humane për Njësinë e Pagesave, dhe përkrahje implementimit të modelit slloven ne organizimin e Shërbimeve Këshillimore që ju ofrohen fermerëve në Kosovë.

Ministri Stavileci gjatë këtyre ditëve të qëndrimit  në Republikën e Sllovenisë ka pasur takimet edhe me ministrin e Bujqësisë, Peshkatarisë dhe Zhvillimit Rural të Kroacisë, Petar Çobankoviç  dhe atë të Republikës së Maqedonisë Ljupko Dimovski - Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave, teme e diskutimeve ka qenë përforcimi i bashkëpunimit të ngushtë në bazë të parimeve të ndërtimit të marërdhënieve të mira, në rritjen e respektit të ndërsjellë në mes vendeve fqinje, zhvillimin e dialogut dhe bashkëpunimit në fushat e Zhvillimi Rural dhe të Bujqësisë, Zhvillimit Ekonomik, Agro-industrisë dhe zhvillimit të projekteve të bashkëpunimit rajonal.  


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)