31 Maj 2023

Ministri Peci përkrah bujqve vendor

Prishtinë, 26 mars - Edhe këtë të diel, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, qëndroi për vizitë në terren me qëllim që të shoh nga afër punën e bujqve, e gjithashtu edhe t’i siguroj se ai do të jetë çdoherë pranë tyre për të diskutuar rreth programeve mbështetëse përmes fondeve për zhvillim të sektorit të bujqësisë, por gjithashtu edhe për t'u ofruar përkrahje morale duke i përgëzuar gjithsecilin për punën e vlefshme.

Familja e Anife Zhegrovës nga fshati Stanovc i Brezhnicës e priti sot për vizitë Ministrin Peci. Anifja është përfituese e grantit prej 100,000 Euro për ngitjen e fidanishtes.

Me këtë rast, Ministri Faton Peci u shpreh se si institucion vetëm në hortikulturë kemi mbështetur bujkun tonë me 5.5 milionë Euro, e si rrjedhojë është rritur edhe eksporti i perimeve me 49%. "Përmes investimeve kapitale vitin që lamë pas kemi përfshirë 5500 hektarë në sistemin e ujitjes.

Ky investim arrin vlerën prej rreth 4,140,766.44 Euro. Do vazhdojmë që të ngrisim kapacitetet e sistemit të ujitjes pasi që uji është A-ja e alfabetit bujqësor", u shpreh ndër tjera Ministri i BPZhR, Faton Peci.

Anifja së bashku me nënën e saj dhe babain Sabitin, janë kultivues të 1.6 hektarëve me sera dhe 1 hektar prodhimi në fushë, ku mes tjerash kultivojnë 60.000 kokë sallate jeshile, 60 tonë lakër të hershme, 150 tonë nga 4 lloje të specave, 100 tonë domate dhe 30 tonë feferona.

Nga e gjitha kjo prodhimtari, familja Zhegrova eksporton në masë të madhe specat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 maj 2023

- Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor RYCO në partneritet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe Deutsche Welle, mbajnë konferencën përmbyllëse të ciklit të dytë të programit “Transmetuesit e Paqes: Fuqizimi i gazetarëve të rinj si raportues të paqes”. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 9:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike shënon Ditën Botërore pa Duhan me moton “Ne kemi nevojë për ushqim, jo për duhan”. (Ndërtesa e Institutit, ora 10:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” do të ndërmarrë aksion për shkyçje në tri objekte banesore në Prishtinë. (Nisja e organizuar nga objekti i KRU “Prishtina”, Emshir, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla salla C 301, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)

- Promovohet libri "E vërteta e aktorit" e autorit Naim Berisha. (Amfiteatri i Bibliotekes Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie lidhur me situatën aktuale në veri. (Selia e LDK-së te Qafa, ora 13:30)