02 Maj 2024

Ministrat e Bujqësisë së Evropës Juglindore, takohen në Kosovë

Prishtinë, 13 nëntor - Grupi Drejtues Rajonal për Zhvillimin Rural në Evropën Juglindore, sivjet për herë të parë do të mbajë takimin vjetor të punës së ministrave të Bujqësisë nga Evropa Juglindore në Kosovë.

Ndërsa, Kosovës do t’i dorëzohet nga Republika e Maqedonisë edhe presidenca e këtij grupi për ta kryesuar në vitin e ardhshëm.

Ministrat e Bujqësisë së shteteve fqinje, për dy ditë radhazi do të diskutojnë për zhvillimet e fundit në rajon, për përgatitjet rreth zbatimit të IPARD-it dhe reformat e Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP) 2014-2020, për zbatimin e qasjes së bazuar në zonat e zhvillimit ndërkufitar dhe për bashkëpunimin rreth resurseve ujore e pyjore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj, ka deklaruar se objektivi kryesor i këtij organizimi rajonal ndërqeveritar është shkëmbimi i përvojave dhe bartja e njohurive dhe informacioneve rreth politikave dhe masave për bujqësi dhe zhvillim rural.

“Në takimin e gjashtë vjetor të Grupit Drejtues Rajonal për Evropën Juglindore, i cili sivjet po mbahet në Kosovë, sepse ne do ta marrim edhe presidencën për ta kryesuar këtë grup gjatë vitit të ardhshëm, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar tetë ministra të vendeve fqinje, si dhe zyrtarët më të lartë të Komisionit Evropian për bujqësi dhe zhvillim rural.

Ndërsa, temat kryesore që do të diskutohen do të jenë Politikat e Përbashkëta Bujqësore, harmonizimi i strategjive dhe planeve zhvillimore 2014-2020, në të cilat tashmë janë duke punuar të gjitha shtetet e rajonit, si dhe procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, që ndërlidhet në mënyrë specifike me bujqësinë dhe zhvillimin rural”, ka pohuar Behramaj.

Në këtë takim, i cili zyrtarisht do të filloj këtë të premte, ministrat e vendeve para-kandidate dhe kandidate potenciale për në BE, do të kenë mundësi që t’i marrin edhe udhëzimet për programin IPARD dhe për procesin e akreditimit të çdo mase, që nga fillimi i zbatimit të IPARD-it, deri tek procedurat e mëtejme për akreditim.

Gjatë kohës sa do të qëndrojnë në Kosovë, mësohet se ministrat e Bujqësisë së Evropës Juglindore dhe zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian, do të bëjnë vizita edhe në terren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)