02 Maj 2024

Mielli pasurohet me acid folik dhe hekur

Prishtinë, 7 shkurt - Në mesin e 76 shteteve, të cilat e kanë pasuruar miellin me acid folik dhe hekur, tashmë është edhe Kosova.

Për të realizuar këtë proces, që ndikon në ruajtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, Ministria e Bujqësisë ka hartuar Ligjin për Pasurimin e Miellit me acid folik dhe hekur, i cili ka filluar së zbatuari qysh para gjashtë muajve.

E rezultatet nga kontrolli për zbatueshmëirnë e këtij ligji, tregojnë se mielli i pasuruar me këto dy materie tashmë është duke u shitur edhe në tregun kosovar.

Kjo është bërë e ditur sot në një konferencë për media lidhur me implementimin e projektit për pasurimin e miellit me acid folik dhe hekur.

Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, vlerësoi se projekte të kësaj natyre, të cilat kanë për qëllim ngritjen e standardit jetësor dhe i shërbejnë një vitaliteti human dhe ekonomik, duhet të ketë sa më shumë edhe në vendin tonë.

“Shëndeti publik dhe kualiteti i jetesës së banorëve tonë është gjëja më e rëndësishme dhe kjo mund të arrihet në forma dhe mënyra të ndryshme, ku njëra nga këto që kemi zgjedhur edhe ne, për të cilën kemi insistuar shumë dhe që është pritur mirë edhe nga të tjerët është pasurimi i miellit, sepse e dimë që këto dy komponentë, hekuri dhe acidi folik janë tejet të rëndësishme në parandalimin e shumë sëmundjeve”, ka thënë ministri Stavileci.

E sipas zëvendësministrit të Shëndetësisë, Shemsi Veseli, përkushtimi për shëndetin e popullatës, në këtë rast nënave shtatzëna dhe fëmijëve paraqet një ndër prioritetet kryesore për këtë ministri.

”Zbatimi i këtij ligji do të ndikojë në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, do të ndikojë në ruajtjen e shëndetit të popullatës, në mirëqenien e shtatzënave dhe në rritjen e zhvillimin normal të fëmijëve. Prandaj, i ftoj gjithë partnerët relevantë vendor e ndërkombëtar që të kontribuojnë në zbatimin e këtij ligji bashkërisht”, ka thënë zëvendësministri Veseli.

Ndërsa, Bernard Nikaj, ushtrues detyre i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, tha se iniciativat e tilla si kjo që ngrisin cilësinë dhe pasurojnë produktet vendore dhe që krijojnë benifite shtesë për konsumatorët janë shumë më rëndësi dhe kjo ministri sipas tij do t’i përkrah fuqishëm këto iniciativa.

Në anën tjetër, Laila Omar Gad, shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, ka thënë se globalisht shumë njerëz e sidomos fëmijët dhe nënat vuajnë nga defiçienca e mineraleve esenciale dhe vitaminave si hekuri, vitamina E, jodi e zinku. Pasurimi i miellit me hekur dhe acid folik, sipas saj, do të ndikojë në parandalimin e shumë sëmundjeve, pasi që rezultatet e zbatimit të këtij ligji tashmë janë të dukshme në shumë shtete të botës.

Ndryshe, ky projekt është përkrahur nga UNICEF’i dhe ka marrë edhe mbështetjen financiare nga Komiteti Nacional i Holandës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)