07 Maj 2024

Miell e grurë i kontaminuar nga Serbia

Prishtinë, 5 mars - Që nga dita e enjte e javës së kaluar destinacioni i fundit për maunet që bartin miell dhe grurë nga Serbia për në Kosovë ka mbetur terminali doganor, për faktin se dyshohet të ketë përmbaje të rritur të metaleve të rënda.

Ndërsa për misrin kjo masë po aplikohet që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, ndërsa shumë raste të analizave kanë rezultuar se ka përmbajtje të alfatoksinës.

Zyrtarët e Doganave të Kosovës nuk kanë qenë në gjendje të japin të dhëna për sasinë e misrit nga Serbia këtë vit dhe vitin e kaluar në Kosovë.

Mediet gjermanofolëse shkruajnë të hënën në Gjermani se janë gjetur me mijëra tonë misër, i kontaminuar që është futur nga Serbia.

Gazeta gjermane online “Der spiegel” ka shkruar se në Saksoninë e Ulët, në Gjermani, janë gjetur të paktën 10 mijë tonë misër të papastër që ka arritur në atë vend nga Serbia e që përdoret për kafshë. Këto shifra i kishte dhënë të hënën Ministria e Bujqësisë në Hanover. Theksohet se më shumë se 3500 ferma në atë krahinë furnizohen me misër të kontaminuar me a?atoksinë marrë nga Serbia.

Edhe gazeta “Welt” shkruan se bëhet fjalë për 10 mijë tonë misër të kontaminuar që shfrytëzohet për ushqim kafshësh. “Spiegel” shkruan se në Gjermani janë importuar gjithsej 45 mijë tonë misër, përmes portit të Hanoverit dhe se në qarkullim janë edhe 25 mijë tonë jashtë përdorimit në depo në Bremen.

Këto gazeta shtojnë se sasi të pakta të këtij ushqimi për kafshë janë porositur edhe në Rajnën veriore të Vestfalisë, Saksoni, Branderburg, Shlezi – Holshtain dhe në Holandë. Mediet gjermane theksojnë se është shumë i mundshëm skandali i tretë për ushqimet pas mishit të kalit dhe dioksinit të vezëve, zbuluar në vitin 2011.

Kosova ka importuar nga Serbia hiç më pak se 9500 tonë grurë gjatë dy muajve të parë të këtij viti.

32 mauna në kufi

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, Lumir Thaçi, ka thënë se për secilën maunë që hyn në Kosovë po merren mostrat për analizë.

“Secila maunë ndalohet në ku? dhe i merret mostra, dërgohet për analiza dhe deri në marrje të rezultatit të analizave ajo qëndron në ku?, kjo ka ?lluar nga dita e enjte kur është dhënë informata e parë se ka dyshime për metale të rënda”, ka thënë ky zyrtar i AVUK-ut.

Sipas tij, deri më tani mbi 32 mauna janë të ndaluara në ku?, mirëpo çdo orë mund të ndryshojë numri.

Thaçi ka thënë se analizat po bëhen në Kosovë. “Analizat kryesisht janë duke u dërguar në laboratorë brenda vendit, për materiale të rënda dërgohen në IKSHP dhe në IBK. Ende nuk ka rezultate, deri në fund të javës pritet të jepen”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket misrit dhe miellit të misrit që hynë nga Serbia për në Kosovë, sipas Thaçit, kjo masë ekziston qysh nga ?llimi i muajit dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa një pjesë e tyre është konstatuar se përmban alfatoksinë.

“Çdo ngarkesë i nënshtrohet analizave, ato që kanë dalë negative janë lejuar që të futen brenda, ndërsa ato pozitive janë kthyer për në Serbi, janë mbi 16 maune që janë kthyer në Serbi të cilat kanë dalë pozitiv me alfatoksik”, ka thënë zëdhënësi i AUVK-së.

Paralajmërimet e “Konsumatorit”

Ndërsa drejtues të organizatës “Konsumatori”, kanë thënë se një gjë të tillë e kishin paralajmëruar qysh para tre viteve.

“Shoqata ‘Konsumatori’ ka bërë thirrje qe tre vjet që të kontrollohen produktet e Serbisë e në veçanti mielli dhe gruri pasi që është i dyshimtë. Askush nuk i ka marrë parasysh kërkesat tona. Tani është mirë që është bllokuar pasi që më mirë vonë se kurrë”, ka thënë Selatin Kaçaniku nga kjo organizatë.

Sipas të dhënave doganore, Kosova ka importuar nga Serbia hiç më pak se 9500 tonë grurë gjatë dy muajve të parë të këtij viti. Nga misri me prejardhje nga Serbia i cili përmban alfatoksikë është alarmuar edhe Gjermania.

/zeri/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)