29 Prill 2024

Mbulohen 58.4 përqind të nevojave për grurë në Mitrovicë

Mitrovicë, 6 gusht - Rendimentet e grurit në Komunën e Mitrovicës sivjet kanë shënuar rezultate rekorde.

Përderisa në vitin e kaluar prodhimi ishte 4 mijë kilogram për hektarë, sivjet ka arritur në 4.9 mijë kilogramë për hektarë, me çka mbulohen nevojat për 58.4 përqind në këtë komunë.

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Bislim Imeri, tha se sivjet prodhimi ka qenë 900 kilogramë më i lartë se sa në vitin e kaluar.

“Rendimenti ka qenë i lartë për shkak të kushteve agroekologjike”, tha ai.

Bislimi potencoi se edhe fushata e korrje-shirjeve ka kaluar me sukses. “ Korrje-shirjet kanë filluar më 07.07.2013 dhe kanë zgjatur deri më 25.07.2013. Fillimisht kanë qenë 10 autokombajna që kanë punuar, ndërsa më vonë numri i tyre ka arritur në 22 sosh”.

Ai tha se në këtë vit në Komunën e Mitrovicës kanë qenë të mbjellura me grurë 1025 hektarë, 750 hektarë me tërshërë dhe 40 hektarë me elb.

Sipas tij, vitin e kaluar kanë qenë 950 hektarë të mbjellura me grurë, ndërsa sivjet 95 hektarë më tepër.

“Arsyeja e rritjes së sipërfaqes së mbjellë me grurë është subvencionimi i fermerëve nga Ministria e Bujqësisë”.

Imeri theksoi e gjithë fushata e korrje-shirjeve është përcjellur vazhdimisht nga një Komision komunal që është formuar me vendim të kryetarit të komunës. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)