27 Prill 2024

Limaj kërkon komision për të hetuar privatizimin

Prishtinë, 3 tetor - Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Fatmir Limaj në seancën e sotme ka kërkuar  nga Kuvendi i Kosovës që të formoj një Komision hetimor për procesin e privatizimit.

Limaj ka thënë se në këtë Komision do të angazhoheshin ekspertë të fushave të ndryshme, e i cili do të financohej nga një fond i veçan.

Deputeti Fatmir Limaj tha se ky Komision do t’i raportonte Kuvendit se si ka ecur i gjithë procesi i privatizimit në vend.

“Vetëm kështu mund ta heqim nga rëndi i ditës këtë çështje. Komisioni duhet t’i hetojnë ndërmarrjet a janë përmbushur kontratat dhe si janë përmbushur. Vetëm kështu i joshim investitorët. Ndërsa duke e mbajtur pezull temë e procesit të privatizimit do t’i largojmë investitorët”.\"

 “Unë kërkoj që debati të zgjedhore, dhe ftojë profesorët, inxhinierët, ekspert të fushave të ndryshme për të dhënë kontributin e tyre rreth zhvillimit të vendit”, ka thënë deputeti Limaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)