04 Maj 2024

LDK: Po shkatërrohet prodhimi bujqësor

Prishtinë, 4 qershor - Këshilli i Ekspertëve për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shprehur edhe me herët shqetësimin për humbjet e mëdha që i kanë psuar këtë vit prodhuesit e patates. Fatkeqësisht MBPZHR, as që u interesua t’ju ndihmoj këtyre prodhuesve, përkundrazi e pengoi edhe protestën e tyre.

"Nervoza e shprehur e Ministrisë së Bujqësisë ndaj prodhuesve të patates tregon për mungesën e vullnetit dhe dijes së Qeverisë dhe kabinetit të Ministrit Stavileci për të zgjedhur problemet e bujqve, e jo vetëm të prodhuesve të patates", thuhet në reagimin e LDK-së.

Në vend që të ofrojë zgjidhje, Ministri Stavileci sipas LDK ofron retorik boshe se deri me ardhjen e tyre nuk ka ekzistuar fare as sektori i prodhimit të patates, se këta janë shpëtimtarët e këtij sektori e fjalë tjera boshe.

Paraqitja e prodhuesve të patates këto ditë në media duke hedhur në lumenj patatet e pa shitura, tregon gjendjen reale të pa perspektivë të fermerit kosovar.

Të gjithë prodhues flasin për mashtrimin që ju ka bërë Qeveria. Kontratat e prezentuara me pompozitet nëpër media lidhur me pasimin e sigurt të patates, që ministria i paraqiti si zgjedhje e problemit të prodhuesve, nuk u realizuan as për së afërmi.

E gjithë kjo rezultoj me humbjen e rreth 60% të prodhimit të patates. Përveç humbjeve të mëdha që u janë shkaktuar bujqve, hudhja e qindra tonave të pataes (kryesisht në lumenj) është shndërruar në problem për mjedisin.

LDK thekson edhe një herë se është tepër e dëmshme kjo qasje e Ministrisë ndaj prodhuesve të patates, kur dihet se ky sektor është ndër më premtuesit për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë. Me këto politika dhe qasje neglizhente të Ministrisë, është vënë në pikëpyetje prodhimi i mëtejshëm nga bujqit.

Është e nevojshme që Ministri i Bujqësisë, në vend që të merret me paraqitje të vazhdueshme e me retorikë boshe në media, të ofroi zgjedhje konkrete për prodhuesit e patates.

LDK, apelon që qeveria e Kosovës ta trajtoj bujqësinë vërtet me prioritet. LDK thekson se duhet ndërruar qasjen që kjo Ministri ka për subvencionet, duke identifikuar sektorët me prioritet, që subvencionet të kenë karakter zhvillimor.

LDK kërkon që Ministria të marrë përgjegjësinë dhe të kompensoi të paktën në një masë, humbjet e shkaktuara ndaj prodhuesve të patates.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)