28 Prill 2024

LDK: Me ndërprerjen e ujit, Qeveria dëmton bujqit

Prishtinë, 10 gusht - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vlerëson se me ndërprerjen e ujit, Qeveria dëmton bujqit sikur breshëri i mëhershëm.

LDK shpreh shqetësimin e saj me neglizhencën e Qeverisë Thaçi dhe të Ministrit Stavileci me gjendjen e krijuar në fshatrat e Anadrinisë.

Për ditë të tëra në pikun e vapës, NP Radoniqi në Gjakovë ka ndërprerë ujin për disa fshatra të Anadrinisë, gjendje e cila pritet të përsëritet prapë.

LDK thekson se kërcënime të njëjta kanë marrë edhe bujqit e fshatrave të tjera në vijim të limit Drini i Bardhë. Si rezultat i kësaj janë dëmtuar mijëra hektarë me perime.

Mbi 80% të qytetarëve të kësaj ane krijojnë të ardhurat nga bujqësia, prandaj ndërprerja e ujit në këtë kohë është e pa tolerueshme.

Borxhet që kanë qytetarët e kësaj ane ndaj ndërmarrjes Radoniqi janë simbolike në krahasim me borxhet që ndërmarrje të mëdha private i obligohen qeverisë. Por, qeveria tenton t?i bie në qafë të dobëtit.

LDK thekosn se Ministri i Bujqësisë nuk shfaqet fare në opinion për të mbikëqyrë situatën dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme.

LDK vlerëson se edhe qëndrimi i Kryetarit të Komunës së Rahovecit, i cili tenton të kushtëzoi shërbimet komunale për qytetarë me pagesën e ujit të bujqësi është joligjor dhe i dëmshëm për bujqit.

LDK vlerëson se bujqve të kësaj ane duhet dhënë mundësinë që të kultivojnë dhe të shesin produktet e tyre dhe pastaj t\'ju kërkohet arkëtimi i borxheve për ujitje të tokave.

LDK e vlerëson të papranueshme rritjen e çmimit për ujitje të tokave bujqësore nga rreth 100 euro në 120 euro për hektar. LDK kërkon që të ndërmerren masa menjëherë ndaj menaxhmentit të papërgjegjshëm të NP Radoniqi dhe të gjenden mënyrat për kompensim të bujqve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)