02 Maj 2024

Lansohet strategjia zhvillimore e industrisë së qumështit

Prishtinë, 22 nëntor - Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK) dhe Shoqata e Përpunuesve të Qumështit të Kosovës (SHQK) me mbështetjen e organizatës zvicerane  Solidar Suisse, kanë prezantuar sot Strategjinë zhvillimore për industrinë e qumështit 2011-2020”.

Dokumenti strategjik, paraqet gjendjen aktuale të sektorit të qumështit, vizionin dhe pikësynimet e industrisë kosovare të qumështit si dhe 10 hapat/pikat më të rëndësishem për arritjen e pikësynimeve strategjike.

Të gjitha këto hapa janë të domosdoshëm për t\'u avitur arritjes së pikësynimeve. Është e qartë që do të duhen të ndërmerren edhe masa të tjera, por hapat e  paraqitur në dokument kanë përparësi absolute.

Vlen të theksohet, se përmes kësaj strategjie industria vendore e qumështit ka për  qëllim që deri në vitin 2020, konsumatorët e Kosovës t’i furnizojë në masë të mjaftueshme me prodhime qumështi të shëndoshë, cilësor dhe të lirë nga industria vendore deri në masën 95 përqind me produkte vendore, bazuar në potencialet që ka Kosova dhe me përkrahjen e BE-së.

Për ta arritur këtë pikësynim strategjik deri në vitin 2020, industria kosovare e qumështit ka përpiluar një plan 10-pikësh/hapësh, që nxjerr në pah hapat më të rëndësishëm:

(1)    Grumbullimi transparent dhe i paanshëm, kontrolli i cilësisë dhe pagesa e drejtë e qumështit të papërpunuar

(2)    Rregullimi ligjor i shitjes së drejtpërdrejtë të prodhimeve të qumështit në tregun e gjelbër

(3)    Kualifikimi i teknologëve dhe prodhuesve të qumështit në Kosovë

(4)    Pagesat e drejtpërdrejta të shtetit për prodhuesit e qumështit

(5)    Programe shtetërore për mbështetjen e industrisë së qumështit

(6)    Zvogëlimi i tatimit mbi vlerën e shtuar për industrinë bujqësore – Kthimi i TVSH-së së paguar për qumështin e papërpunuar

(7)    Masat shteterore kundër prodhimet të subvencionuara të qumështit dhe masat antidamping në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë CEFTA

(8)    Mbrojtja e djathit të Sharrit

(9)    Ndërgjegjësimi i konsumatorëve për nevojat e industrisë vendore të qumështit

(10)    Themelimi i një platforme nacionale lobuese për industrinë e qumështit

Në takimin provues të mbajtur sot në Prishtinë kanë marrë pjesë Ministria e Bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, shoqatat e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit në Kosovë.

Kjo strategji është shembull se si duhet bërë punët bashkë, se si duhet të shtrohen problemet... Dhjetë hapat e parashtruar janë të zbatueshëm, janë realë dhe janë të argumentuara, dhe ato duhet të realizohen në periudhën e paraparë në bashkëpunimin ndërsektorial, ka thënë ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci duke premtuar edhe për vitin tjetër sektori i qumështit që do të jetë më i përkrahuri nga Ministria.

Strategjia e zhvillimit të industrisë së qumështit të Kosovës 2011-2020 është miratuar si rezolutë më 05.11.2012 në Prishtinë,  nga  anëtaret  e dy shoqatave: Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK) dhe Shoqata e Përpunuesve të Qumështit të Kosovës (SHQK).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)