02 Maj 2024

Lansohen brendet e prodhimeve ''Rahoveci'' dhe ''Frutat e Kosovës''

Prishtinë, 14 nentor - Brendet e reja të produkteve të hortikulturës “Rahoveci” dhe “Frutat e Kosovës” do ta pushtojnë tregun vendorë. Lansimi i këtyre produkteve është bërë në kuadër të projektit “Promovimi i Hortikulturës në Kosovë”, financuar nga Qeveria Zvicerane dhe Daneze dhe implementuar nga instituti “Riinvest”.

Me këtë rast, në shenjë falënderimi për mbështetjen e dhënë për sektorin e hortikulturës, Shoqata ‘Enologjia” dhe Unioni i Pemëtarëve të Kosovës, të cilat do të menaxhojnë me këto brende të prodhimeve bujqësore, ju ndan nga një mirënjohje ministrit të MBPZHR-së, Blerand Stavilecit dhe institutit “Riinvest”.

Ministri Stavileci, tha se përmes këtyre kampanjave për produktet bujqësore, po promovohen vlerat e mirëfillta bujqësore dhe ushqimore të vendit tonë dhe përmes kësaj forme mund të arrijmë ta bëjmë edhe zëvendësimin e produkteve të importuara me prodhimet vendore.

“Tash jemi duke përgatitur programin e vitit të ardhshëm ku edhe vreshtarët edhe verëtarët do të jenë pjesë e programit tonë dhe për këto dy kategori ne do të ndajmë mjete buxhetore, që krahasuar me sektorët e tjerë, do të jenë ata që do të përfitojnë edhe më tepër. Po ashtu ne jemi pajtuar për subvencionimin e stoqeve dhe ajo do të jetë pjesë e pandashme e buxhetit tonë për vitet e ardhshme”, tha ministri Stavileci.

Përveç rritjes së subvencioneve, ministri tha se në programin e vitit të ardhshëm, do të ketë edhe më shumë mjete në kategorinë e granteve për perimtari, pemëtari dhe vreshtari.

Në anën tjetër, Christophe Lang, zëvendësdrejtori i Zyrës Zvicerane për Zhvillim në Kosovë, tha se mbështetja që po i jepet bujqësisë kosovare është edhe një motivim shtesë për fermerët që të shtojnë prodhimtarinë bujqësore në Kosovë.

“Qeveria zvicerane që nga viti 2011 vazhdon ta mbështes sektorin e hortikulturës në Kosovë përmes projektit HPK, ku përmes programeve që janë hartuar në këtë projekt po ndihmohen fermerët kosovarë që të shtojnë prodhimtarinë dhe cilësinë e produkteve të tyre”, tha Lang.

Ndërsa, të gjitha produktet, të cilat u lansuan sot, janë pjesë e skemës së etiketave të mbrojtura nën dy standarde të fuqishme dhe këto kanë llogot e tyre, si “Rahoveci” për rrush dhe prodhime nga rrushi të prodhuara në Rahovec dhe “Frutat e Kosovës” për pemë të freskëta dhe të përpunuara të prodhuara në Kosovë. Produktet e reja të lansuara përfshijnë rrushin, verën, rakinë, dredhëzat, boronicat, mollët, dardhat, frutat manore, xhemërat, leqelërat, etj.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)