08 Maj 2024

Kryeshefi i AUV raporton para Komisionit për Bujqësi

Prishtinë, 25 shkurt - Në mbledhjen e sotme të  Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, të kryesuar nga Nait Hasani, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), të cilët raportuan lidhur me sigurinë e disa produkteve ushqimore në Kosovë, pas  konstatimit laboratorik se në disa prej tyre është hasur prezenca e  substancës së Alfatoksinës.

Gjatë raportimit lidhur me këtë çështje, kryeshefi i AUV-it, Valdet Gjinofci, tha se pas marrjes së informatës që në disa produkte të qumështit është prezente substanca e Alfatoksinës, inspektorët e kësaj agjencie kanë dalë në teren për të konstatuar sasinë dhe identifikuar importuesit e këtij produkti ushqimor.

Me këtë rast, vijoi Gjinofci,  inspektorët e agjencionit kanë marrë mostrat e 13 importueseve të qumështit, ku katër prej tyre kanë rezultuar pozitivisht me përmbajtje të Alfatoksinës.

Importuesit e produkteve të qumështit, të cilëve në bazë të analizave laboratorike u është konstatuar prezenca e Alfatoksinës, janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i zi, Kroacia dhe Shqipëria, njoftoi Gjinofci.

Për sa i përket masave të marra nga agjencioni, kryeshefi i AUV-it, Gjinofci tutje njoftoi se nuk është ndalur importi për prodhuesit e këtyre produkteve, por, është marrë vendim që secilit importues, t’i bëhet analizë e detajuar laboratorike e produktit.

Duke vënë në spikamë se gjendja e sigurisë së ushqimit është nën kontroll dhe nuk ka vend për shqetësime, Gjinofci po ashtu njoftoi se laboratori që posedon ky agjencion, pas ndihmës së marrë nga USAID-i, i plotëson kushtet për kryerjen e analizave të secilit produkt ushqimor me prejardhje të qumështit dhe bimëve.

Për më shumë, tha ai, për siguri edhe më të plotë, AUV-i, për verifikim të saktësisë së analizave, ato i  dërgon edhe jashtë shteti në një nga vendet e BE-së.

Për sa i përket prodhuesve vendorë të produkteve të qumështit kryeshefi i AUV-it, njoftoi se pas analizave laboratorike ka rezultuar se prodhimet e tyre janë në suaza të normales.

Pas kësaj, anëtarët e komisionit kërkuan nga, kryeshefi i AUV-it, Gjinofci, që të hartojë një raport të shkruar, në mënyrë që këtë çështje ta ngritin edhe në mbledhje plenare të Kuvendit. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)