02 Maj 2024

Kosova ka eksportuar mbi 30 milionë litra verë

Prishtinë, 28 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova ka eksportuar mbi 30 milionë litra verë dhe ka importuar veç 3 milionë litra verë.

“Fare në fund, mbrëmjen e sotme e kalova me vreshtarët dhe bujqit e Rahovecit të cilët me punën e tyre na bëjnë të gjithë krenarë. Gjatë qeverisjes sime, vendi ynë ka eksportuar mbi 30 milionë litra verë dhe ka importuar veç 3 milionë litra."

"I kemi bërë subvencionet 1000 euro për hektar të vreshtarëve, tani do t'i investojmë edhe 500 milionë euro tjera me Fondin e Punësimit vetëm në bujqësi duke krijuar 50,000 vende të reja të punës në bujqësi. Atmosfera ishte impresive, Misioni i Ri gjen "tokë pjellore" tek rahovecasit”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)