07 Maj 2024

Kosova importon mijëra kilogram qumësht pluhur

Prishtinë, 28 shkurt - Doganat e Kosovës nuk tregojnë se kush është importuesi i qumështit pluhur në Kosovë.

Me dhjetëra mijëra kilogramë qumësht pluhur hyn brenda vitit në Kosovë, por fshihet shfrytëzuesi i tij. 

Deri me tash Doganat e Kosovës kanë qenë të hapura të tregojnë importuesit e cilitdo produkt, kurse për qumështin pluhur thonë se e kanë të ndaluar me ligj.

 “E kemi të ndaluar me ligj që të tregojmë se cilat kompani importojnë këtë lloj qumështi”, ka thënë Stavileci. Ata tregojnë vetëm sasinë dhe prejardhjen por jo edhe destinacionin e qumështit pluhur.

Qumështi pluhur importohet edhe  nga vendet prej të cilave ka hyrë qumështi me përmbajtje kancerogjene.

Në vitin 2011 sipas zëdhënësit të Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, janë importuar 91 mijë e 703 kilogramë qumësht pluhur, ndërsa pjesa më e madhe e këtij qumështi është importuar nga Holanda, 41 mijë e 266 kilogramë. Ndërsa në vitin 2012 janë importuar  86 mijë e 558 kilogramë.

Të dhënat e Doganove tregojnë për import të qumështit pluhur edhe nga Bosnja, vend ky nga i cili si produkt i dyshimtë është ndaluar qumështi “Meggle” dhe “Zott”.

Zyrtarët e Doganave të Kosovës nuk kanë treguar importuesit duke tentuar që të zbehin dyshimin për përdorimin e tij.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)