02 Maj 2024

Kosova e Shqipëria me treg të përbashkët për prodhimet ushqimore

Prishtinë, 18 qershor - Në vazhdën e takimeve mes dy vendeve Kosovës dhe Shqipërisë, për të krijuar një treg unik për produktet ushqimore sot në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës qëndroi për vizitë Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë Edmond Panariti, ku nikoqir i këtij takimi ishte Dr Valdet Gjinovci Kryeshef Ekzekutivi AUV-së.

Gjinofci tha se ambasada e Shqipërisë ne Kosovë është duke luajtur rol të rëndësishëm për organizimi të takimeve të bashkëpunimit.

Këto takime sipas tij radhazi dalin si obligim i marr nga dy qeveritë për intensifikim të lidhjeve në secilën fushë të mekanizmave shtetëror. Duke pasur për synim ndihmën e njëra tjetres për plotësim të kushteve  drejt anëtarësimit ne BE.

Gjinovci, deklaroi se janë dakorduar te punojnë në drejtim të lehtësimit dhe unifikimit te procedurave të kontrollit ushqimore qoftë ai i brendshëm apo kufitar.

"Me qellim te mbështetjes se te gjithë operatoreve te biznesit ne të dy anët e kufirit, duke respektuar standardet për ofrimin e produkteve te sigurta për konsumatoret, e te dy vendeve".

"Gjithashtu unifikimi i certifikatave veterinare dhe fitosanitare, përfshirë njohjen e rezultateve laboratorike te cilat lëshohen nga laboratorët  kompetente të autorizuara dhe akredituara", theksoi Gjinofci.

Me tej Gjinovci shtoi se do ndërmarrim një nismë për organizimin e takimeve te përbashkëta kombëtare për fushat te cilat lidhen me shëndetin publik dhe veterinar ku ne nivel ekspertesh do ta përkrahim njëra tjetrin qoftë me bazat ligjore për harmonizim dhe plotësim të tyre.

"Po ashtu do të adoptojmë planet nacionale për luftim të sëmundjeve të kafshët dhe  planet nacionale për kontroll dhe mostrim të produkteve ushqimore", theksoi ai.

Ministri Panariti falënderoi për pritjen dhe gatishmëri për bashkëpunim të plotë.

"Nuk do të përsëriten me asnjëherë rastet e bllokimit të produkteve ushqimore në pikë kalimin kufitar. Produktet do të quhen shqiptare do të kenë trajtim të njëjtë ne treg prodhimet e dyja vendeve."

"Ne këtë mënyrë do ta quaj se ne po bëjmë një treg për prodhuesit nga Kosova dhe Shqipëria. Ky do të quhet tregu shqiptar i produkteve shqiptare pa dallime shtetërore. Bizneset duhet të prodhojnë sa me shumë sepse ne po ju krijojmë një treg me më shumë se 5 milion konsumator" tha Panariti.

Ai për aspektin profesional shprehu idetë dhe planet qe ne të krijojmë kodekset e njëjta të kemi standardet e njëjta për ushqimet e prodhuara. Laboratorët tona do të na ndihmojnë neve të kemi analiza me të shumta me të llojllojshme dhe me të sakta.

"Do të njoftojmë njeri tjetrin mbi secilin rrezik qe paraqitet nga secili produkt, qe të veprojmë ne mënyrë unike dhe te shpejt. Konsumatoret do ti mbrojmë fuqishëm të bashkuar ku do qofshin ata brenda tregut tonë".

"Unë propozojë te kemi edhe një platformë digjitale të përbashkët ku të dyja vendet do të kenë qasje dhe e cila do të quhet Platforma Shqiptare e Ushqimit", theksoi ai me tutje

Ka disa ditë qe sipas tij në praktik ka filluar një bashkëpunim mes dy vendeve i cili ka qen shumë i mirëpritur nga prodhuesit andej dhe këtej kufirit. Janë parë rezultatet e para duke mos pasur asnjë ndalesë për asnjë produkt qe tregtohet.

Ky rezultat i dha një shtyse të madhe prodhuesve ushqimore qe të rrisin kapacitet prodhuese të kenë me të lehtë shitjen e produkteve të prodhuara përmes tregut te rritur.

U vizituan disa operatorë biznesi ushqimore për të par ndikimin në bizneset e tyre. Ku të gjithë ishin mirënjohës dhe falënderues për ketë bashkëpunim qe u hapi një perspektiv zhvillimi.   
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)