12 Maj 2024

Kosova dhe Hungaria për thellim të bashkëpunimit në bujqësi

Prishtinë, 20 maj - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilën ka biseduar për punën e vazhdueshme që po bëhet në fuqizimin e sektorit të bujqësisë, si dhe për prioritetet dhe projektet zhvillimore të MBPZhR-së për këtë vit.

Ministri e njoftoi ambasadorin më hollësisht për programet zhvillimore të MBPZHR-së,  në kuadër të të cilave ai tha se kanë shtuar masa të shumta përkrahëse për sektorin e  bujqësisë.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka falënderuar ambasadorin Markusz për mbështetjen që  Hungaria i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, e në veçanti edhe në sektorin e bujqësisë.

Duke e uruar ambasadorin për detyrën, ministri shprehu gatishmërinë e tij që të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej bashkëpunimi mes Kosovës dhe Hungarisë.

Nga ana e tij, ambasadori, Laszlo Markusz rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit.

Ai vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritashëm mes dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe tregtisë. Ministri Krasniqi dhe ambasadori diskutuan për disa projekte konkrete që mund të bashkëpunohet mes dy vendeve.

Të dytë u pajtuan që të ketë komunikim të vazhdueshëm, me prioritet në krijimin e mundësive për bashkëpunim mes afaristëve nga Kosova dhe atyre nga Hungaria. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)