07 Maj 2024

Konsumi i lartë i mishit shkatërron planetin

Bruksel, 10 janar - Prodhimi intensiv i mishit ka një impakt shkatërrues mbi ambientin, ka paralajmëruar sot OJQ-ja ”Miqtë e Tokës”,(Friends of the Earth), me seli në Evropë, ku paraqiti atlasin e saj për konsumin e mishit në Botë.

“Prodhimi intensiv i mishit nënkupton jo vetëm vuajtje për kafshët. Kjo është shkatërruese për ambjetin, por edhe kërkon konsumin e një sasie të madhe të lëndëve të para të konsumit që importohen nga jugu për ushqyerje”, shprehej përmes një komunikate Barbara Unmüssig, presidentja e fondacionit ”Heinrich-Boll”, një OJQ e afërt me Të Gjelbrit gjermanë, të cilët janë asociuar me botimin e këtij atlasi.

Sipas ”Friends of The Earth”, rreth 15 500 litra ujë janë të nevojshme për prodhimin e një kilogrami mish viçi.

Nga ana tjetër e po të njëjtën sasi uji, mund të prodhohen 12 kilogramë grurë ose 118 kilogramë karota.

“Sa herë ne ushqehemi ne bëjmë një zgjedhje politike që ka një impakt mbi jetën e individëve në botë, mbi mjedisin, mbi biodiversitetin dhe në tërësi klimën”, theksonte Adrian Bebb, zyrtar i OJQ-së, gjatë një konference në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)