02 Maj 2024

Komuna e Mitrovicës ndan 22 makina mjelëse për fermerë

Mitrovicë, 24 qershor - Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Mitrovicës ka ndarë 22 makina mjelëse për fermerët e Komunës së Mitrovicës.

Me rastin e  shpërndarjes së këtyre makinave, ishte prezent edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri. Ai tha se gjatë qeverisjes së tij, si prioritet ka zhvillimin e bujqësisë në Mitrovicë dhe për këtë arsye, fermerëve  në vazhdimësi do të ju ndihmohet në forma të ndryshme.

“Jemi duke u përpjekur që sektorin e bujqësisë ta fuqizojmë.  Që nga momenti që kam ardhur  kam bërë përpjekje për të sigurua kushte sa më të mira për zhvillimin e sektorit të bujqësisë e në kuadër të kësaj edhe për të ndihmuar fermerët. Mbështetja ime për ju do të jetë gjithnjë e më e madhe”,  ka thënë kryetari Bahtiri.

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Veton Rexha tha se shpërndarja e këtyre makina mjelëse bëhet në vazhdën e përpjekjeve të Drejtorisë për të përkrahur fermerët.

“Kësaj radhe janë 22 makina mjelëse për 22 fermerë. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me mbështetjen e fermerëve në mënyra të ndryshme, si me subvencionim, pajisje të tjera bujqësore, trajnim etj. Kemi shumë plane dhe besojmë se me një bashkëpunim më të mirë me bujqit e Mitrovicës, do t`i arrijmë qëllimet tona”,  tha ai.

Edhe fermerët janë shprehur të kënaqur më këtë mbështetje nga Komuna. Nysret Istrefi nga fshati Bajgorë tha se më këtë makinë mjelëse puna e tij do të jetë shumë më e lehtë, por në të njëjtën kohë edhe më efikase.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)