29 Prill 2024

Komisioni për Bujqësi shqyrtoi dy projektligje

Prishtinë, 5 janar - Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Projektligjin për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Projektligjin për Hoçën e Madhe.

Ndonëse të dyja projektligjet kanë kaluar leximin e parë në Kuvend, anëtarët e Komisionit edhe me këtë rast shprehën pakënaqësitë e tyre lidhur me disa nene të këtyre projektligjeve.

Ata vlerësuan se disa nga dispozitat ligjore të këtyre projektligjeve lënë anash trashëgiminë ortodokse shqiptare, dhe kërkuan që gjatë fazës së amendamentimi të tyre të ndryshohen ato.

Lidhur me këtë, Komisioni i rekomandoi Këshillit për Trashëgimi Kulturore që rekomandimet në formë amendamentesh, t’ia dërgojë Komisionit deri të martën e ardhshme.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)