04 Maj 2024

Kinë, prodhimi i drithërave pritet të shënojë rekord

Pekin, 3 qershor - Ministri i Bujqësisë së Kinës, Hang Changfu tha të premten se nëse gjatë javës së ardhshme nuk do të shënohen fatkeqësi të mëdha natyrore, prodhimi i drithërave do të ruajë rritjen dhe madje parashikohet të arrijë një nivel rekord.

Hang Changfu tha gjithashtu se parashikohet që sipërfaqet me drithëra të arrijnë në 28 milionë hektarë, duke u shtuar me 132 mijë hektarë.

Ai shtoi se pavarësisht uljes së ritmit të ekonomisë, prodhimi i drithërave do të ketë zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)