29 Mars 2024

Kinë, ngrihet çmimi i drithërave si pasojë e thatësirës

Pekin, 10 shkurt - Ngrihet çmimi i drithërave si pasojë e thatësirës së tej zgjatur në Kinë.

Situata aktuale detyroi qeverinë të marrë masa të reja për të përkrahur prodhimin e tyre. Këshilli i Shtetit, vendosi për 10 masa të reja më 9 shkurt.

Masat ndihmëse përfshijnë ngritjen e çmimit dysheme të blerjes të drithërave, subvencione të mëtejshme për zonat e prekura nga thatësira, dhe ndërtimin e infrastrukturës kundër thatësirës.

Që nga tetori i vitit të kaluar, reshjet kanë qenë të pakta në krahinat jugore të Kinës, zonat kryesore për prodhimin e grurit. Deri më 4 shkurt në 8 provincat të Kinës Veriore, sipërfaqja e tokave të grurit të prekur nga thatësira i kaloi 6.4 milionë hektarë.

FAO, organizata e OKB-së për ushqimin, paralajmëroi më 8 shkurt se thatësira serioze në Kinë, do të ndikojë mbi tregun botëror të drithërave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)