30 Prill 2024

Kina me rekord të prodhimit të orizit

Pekin, 25 gusht - Sipas një raporti të publikuar  nga Drejtoria Shtetërore e Statistikave e Kinës, në vitin 2012, prodhimi i përgjithshëm i orizit në mbarë vendin arriti në 33.29 milionë tonë, shifër kjo 540 tonë më shumë se ajo e një viti paraardhës.

Në këtë raport vihet në dukje se fushat kryesore të prodhimit të orizit janë kryesisht në provincat Hunan, Jianxi, Guanxi, Guangong etj.

Raporti analizon se rritja e kërkesës për oriz si dhe kushtet e favorshme klimatike kanë ndikuar në shtimin e sipërfaqjes së mbjellë me oriz. Kina zë vendin e parë në botë për prodhimin e orizit